Agjencia e lajmeve ruse, “Sputnik” në një shkrim të sajin botuar në formatin serbisht të portalit, shkruan ditën e sotme se në Samitin e Kartës së Adriatikut, mbajtur në Podgoricë është diskutuar edhe për emrin e ri të Maqedonisë, shkruan “Panorama”.
Kështu, sipas “Sputnik”, e cila citon burime konfidenciale brenda delegacionit të Zoran Zaev, kryeministri malazez ka pranuar emrin e ri për Maqedoninë, e cila do të jetë Maqedonia Veriore ose Maqedonia e Epërme. “Sputnik” shkruan se propozimi për këtë emër ka ardhur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili në një takim me Zaevin në Samitin e Triestes, i ka sugjeruar këtë emër për Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë.
Po kështu, “Sputnik” shkruan se çështja e emrit është edhe kushti që Maqedonia të anëtarësohet në NATO. Tashmë, pritet që Zaev ta hedhë në referendum emrin e ri të Maqedonisë, duke mbarë mbështetjen e SHBA-ve. Emri i ri është diskutuar në një debat të gjërë me dyer të mbyllura, në prezencë të Mike Pence, zv/Presidentit amerikan.

ALEKSANDRIA
Alexandria ne Anglisht!
Shkurt e bukur. Pa bishta para as mbrapa.
Asnje shtet tjeter nuk ka nje emer te tille.
Edhe nje aresye tjeter madhire… Eshte vendlindja e Aleksandrit te Madh!
Shkurt e bukur: Aleksandria!
Maqedonia e Veriut
Nuk pranon greku sepse ai eshte Alexandri. megjithate propozimi i Rames eshte tamam.