Ndoshta nuk do ta besoni, por këto pamje janë regjistruar sot në autostradën Tiranë-Durrës.
Një mjet i aksidentuar në vend të transportit me karrotrec ka zgjedhur të lidhet pas një një kamioni, shoferi i të cilit me të vërtetë mund të quhet guximtar, pasi lëvizjet e mjetit pas kamionit mund të rrezikojnë nga momenti në moment mjetet e tjera që qarkullojnë në rrugë.
Ajo që e bën situatën më të rëndë, është makina e policisë që i ndjek nga pas. Mos valllë tërheqja e mjeteve në mënyrë të tillë është kategorikisht e ndaluar nga ligji dhe të gjithë ata që e bëjnë gjobiten nga policia? A e dinë policët në fjalë këtë gjë?
