Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth një orë më parë në Kamëz ku një automjet tip Volkswagen ka përplasur një grua. Pamjet e regjistruara në mënyrë amatore tregojnë gruan e shtrirë në rrugë dhe sipër saj një person që po përpiqet ta ndihmojë.
Ajo që irritoi shumë të gjithë ishte vonesa e ambulancës. Sipas dëshmitarëve thuhet se edhe pasi kishin kaluar 40 minuta asnjë e tillë nuk kishte mbërritur në vendngjarje.
