Klopp: Messi? Ndryshe La Liga e ndryshe Premier Liga

DITA Online

Trajneri i Liverpool-it Jurgen Klopp mendon se Lionel Messi do ta kishte të pamundur që të kishte të njëjtin shkëlqim në Premier League, si në La Liga.

Gjermani tregon se të dyja kampionatet kanë një ndryshim të madh.

“La Liga dhe Premier League janë dy kampionate totalisht të ndryshme. Në kampionatin spanjoll, Barcelona mundet që pa problem të luajë gjysmën e ndeshjeve me ekipin e dytë. Messi vrapon 4.3 km për ndeshje dhe shënon 5 gola. Të gjitha këto gjëra janë të pamundura që të bëhen në Angli”, shpjegoi gjermani.

Nga “Pleshti” që është një ndër më të mirët sot, deri te më i madhi i të gjitha kohërave. Klopp nuk ka asnjë dyshim kur e pyesin se cili ka qenë lojtari më i zoti i të gjithë kohërave.

“Maradona nuk ka bërë kurrë stërvitje në kuptimin e mirëfilltë. Ai kishte diçka tjetër. Kujtoj kur e pashë në Shtutgard, isha vetëm 21 vjeç. Gjatë stërvitjes dukej sikur ecte dhe unë ngela thellësisht i habitur nga ajo që po shikoja. Kur nisi takimi, e bëri gjithë stadiumin të heshte. Ishte thjesht i jashtëzakonshëm”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *