Përjetë Autoktonus (Pjesa e Dytë)

Dita

(Tani Autoktonus është dhe emër njeriu. Ai është emri i djalit të mikut tim nga Mirdita-Frrok Bardhit.)

Djalë i bukur prej Mirdite,
që në djep të është shkruar,
se do t’ja mbrish asaj dite,
në Shqipërinë e Bashkuar.

Njëlloj Jugu dhe Veriu,
ngjajnë si dy pika shiu,
jetë e tërë të pandarë,
kemi një rrënjë e një farë.

Dhe Korabi-dhe Sopoti,
ngjajnë si dy pika loti,
njëlloj Vlora dhe Tropoja,
Shqipëri kështu të doja!

Ngjajnë lisat e Kosovës,
porsi lisat e Labovës,
dhe krojet me ujë drite,
rrjedhin-o në gjuhën shqipe.

Kemi një gjuhë e një besë,
njëlloj themi: “Mirëmëngjes!”,
njëlloj themi: “Tungjatjeta!”,
vetëm kjo është e vërteta.

Detet janë vëllezër me malet,
një Zoti të gjithë i falen,
që nga Jugu në Veri,
falen veç për Shqipëri.

Tok qëndruan gjithë jeta,
fustanella dhe xhubleta,
njëlloj si lule të buta,
isua labe dhe lahuta.

Shqipëria Natyrale,
fusha-dete edhe male,
nuk do jenë më copa-copa,
si ç’na bëri Europa.

Shqipëria Natyrale,
as e vogël-as e madhe,
këtu ka qenë qëmoti,
kaq-mor-sa e bëri Zoti.

Shqiptarë përgjithmonë,
të gjithë autoktonë,
të lashtë sa lashtësia,
Iliria-Arbëria.

Shqipëria natyrale,
as e vogël-as e madhe,
e bukur si pikë loti,
tamam sa ç’e bëri Zoti!

Autoktonus përherë,
do jetë emri më me vlerë,
për bashkim-dhe Shqipërinë,
se ky është qëllimi ynë.

Është zëmre’ e historisë,
dhe përpara Ilirisë,
që aherë e gjer më sot,
jo-mor- jo s’na tretën dot.

Gjuha jonë e emri ynë,
mbijetesë për historinë,
gjithë botën për ta bindur,
Autoktonus ka lindur!

Autoktonus-emër trimi,
është simbol i madh bashkimi,
s’ka forcë që e kthen përpjetë,
kur lumi niset në det!

Punon orë e historisë,
për trojet e Shqipërisë,
Autoktonus shqiptari,
tani është Lajmëtari!

Tiranë, Shtator-Tetor 2016
A. Duka

Share This Article
1 Comment
  • Mjere Shqiperia cfare njerez qe ka nuk dine se cfare bejne.Nuk arrije ta kuptoj emrin e femijes jo po mund te dalin te tjere ti vene emrat femijeve Pushka Tanku Topi Belxhiku keshtu janeme shume patriota.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *