Një tjetër rast mbytje është shënuar në plazhet shqiptare.
Një djalë i mitur është mbytur në det në rrethana ende të panjohura.
Fëmija 13-vjeçar ishte nga Mitrovica e Kosovës.
Paraprakisht dyshohet se fëmija ka pësuar atak kardiak sapo ka hyrë në det.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet.
Trupi i pajetë i 13-vjeçarit është dërguar në morg për ekspertizë mjeko-ligjore për të zbardhur shkaqet e sakta të vdekjes.
