Pushimet e gjata të Trump

DITA Online

 

Si shumë banorë të Uashingtonit, edhe presidenti Donald Trump po arratiset nga vapa mbytëse e kryeqytetit në gusht. Por pushimi i tij është çdo gjë tjetër veçse i gjatë.

Presidenti do të kalojë 17 ditë në klubin e tij privat të golfit në Bedminster, Nju Xhersi, në atë që Shtëpia e Bardhë e ka quajtur si një “pushim për punë”.

Por kjo shkëputje thuajse 3-javore e presidentit ka ngjallur debate. Në librin e tij të vitit 2004, “Mendo si një miliarder”, Trump shkruante: “Mos bëni pushime. Cili është kuptimi? Nëse nuk ju pëlqen puna që bëni, do të thotë se jeni në punën e gabuar.”

Debatet lidhur me pushimet e presidentit burojnë nga komentet e tij për paraardhësin në detyrë Barack Obama.

Kritikët theksojnë se shkëputja e tij 17-ditore është thuajse dyfish më e gjatë se pushimet që Obama mori në gusht, gjatë vitit të tij të parë në detyrë. Këto janë pushimet e 11-ta që Trump merr deri më tani, krahasuar me 3 pushimet e marra nga Obama në vitin e parë të presidencës.

Tradita e pushimeve presidenciale daton që nga koha e George Washington, i cili preferonte të kalonte kohë në plantacionet e tij në Mount Vernon në Lumin Potomac.

Por zakoni i polemikave për mungesat presidenciale nga Shtëpia e Bardhë janë thuajse aq të vjetra sa edhe tradita e pushimeve.

Në rastin e presidentit Trump, do të mbetet për t’u parë sa kohë ai do të shpenzojë duke punuar për drejtimin e vendit dhe sa kohë do të shpenzohet në fushën e golfit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *