Itali, arratiset nga spitali shqiptari i arrestuar për grabitje

DITA Online

 

Shqiptari Mariglen Cybi 23 vjeç është arratisur natën e së premtes nga spitali i Chietit në Itali.

Një ditë më parë ishte arrestuar nga Policia italiane për grabitje e rezistence të dhunshme ndaj forcave të rendit.

Mariglen Cybi u arrestua pas një ndjekje prej disa orësh nga Policia italiane ku së bashku me 2 bashkëpunëtorë kishte tentuar të grabiste një makinë.

23-vjeçari shqiptar u arrestua pasi u përplas me bordin e rrugës me makinën e tipit Audi6 me të cilën udhëtonte dhe që rezulton e vjedhur në qytetin Porto d’Ascoli.

Pas përplasjes tentoi t‘i shpëtojë forcave të rendit duke shtënë disa herë me armë zjarri.

Policia italiane mundi të vë nën pranga 23-vjeçarin shqiptar që për shkak të plagëve të marra gjatë përplasjes u shtrua për kurim në repartin e ortopedisë në spitalin e Chietit e ku mbikëqyrej me policë.

Rreth orës 3 të natës ai i kish kërkuar të shkonte në banjo duke e detyruar policin roje t’i hiqte prangat.

Mariglen Cybi kishte aktivizuar menjëherë planin e tij të arratisjes e pas përleshjes trup me trup me policët roje kishte mundur të arratisej nga spitali i Chietit pothuajse nudo.

Shqiptari po kërkohet nga ajri e toka nga Policia italiane e deri më tani nuk ka gjurmë të tij.

Mariglen Cybi është i njohur nga Policia italiane për krime të ndryshme e njihej dhe me pseudonimin Davide De Gaetano.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *