Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi me anë të një statusi të publikuar në rrjetin social “Facebook” ka denoncuar faktin që sipas tij në Elbasan është shpërhapur një aromë që ai e krahason me të një kufome në dekompozim, e cila siç thotë ai “po vret”.
STATUSI I PLOTE:
Aroma që po vret! Prej ditësh, krahas tymit të zjarreve që shpresojmë mos rikthehen më në Elbasan, që nga mëngjezi deri në darkë, shpërhapet një aromë qelbëse e padurueshme si e një kufome në dekompozim e sipër!!!! Te lidhura Ç’po ndodh në Elbasan?
“Prej ditësh shpërhapet një aromë si e një kufome në dekompozim”.
Më shumë këtë e vuan pjesa jugore dhe ajo jug-perëndimore e qytetit, por sidomos lagjet Skënderbej dhe Katundi i ri. Është aroma e tymit që vjell inceneratori ankthndjellës i qytetit.
Krahasuar me aromën e dikurshme te gropës afër Shkumbinit, kjo e dikurshmja duket si kujtim i një parfumi. Banorët e shtëpive më afër, po jetojnë ditë tmerri i cili shtohet me intensitetin e aromës së qelbur, të cilën vapa e stimulon më tej.
Teoria se janë mbeturinat e peshkut që vijnë nga e gjithë Shqipëria dhe se kjo situatë do jetë e përkohshme, bie lehtë, po të ballafaqosh mendimet e specialistëve dhe reagimet e qytetarëve e opozitës, në kohën kur ai ndërtohej.
Dalëngadalë nga qyteti i luleve po shndërrohemi në qytetin që qelbet erë!!! Tymi dhe era prej kufome e këtij inceneratori është paralajmërim alarmant për ne e për fëmijët tanë. p.s Mos harroni! Ky nuk është një status politik.

Jane plerat e Qazim Lales,qe i solli me afer qytetit, se qene me pare.Punoi 10 vjet me radhe Qazim Lala,per te prishur projektin e detajuar dhe modern 15 km larg qytetit,ne Paper.Te lumte or lale Qazimi,ja bere kete peshqesh Elbasanit,se ti edhe PD e ke ne xhep.
MOS TI HEDHIM TRUPAT E KAFSHEVE TE NGORDHURA NE LUM.