Plagosje në Durrës, i riu godet me thikë 19- vjeçarin pas sherrit

Gazeta Dita

Një i ri ka mbetur i plagosur në zonën e Plazhit në Durrës, pas një sherri me një 20-vjeçar, të dy banues në Durrës. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30 në lagjen nr. 13, ku ka mbetur i plagosur në shpinë shtetasi R. K. 19 vjeç.

Policia e Durrësit thotë se autori i kësaj ngjarjeje është Ervin Haku 20 vjeç, i cili e ka qëlluar 19-vjeçarin me biçak në shpinë. Sipas policisë, gjithçka ka ndodhur pas një konflikti çasti mes dy të rinjve, për motive të dobëta.

Njoftimi i Policise:

Më datë 04.08.2017 u arrestua në flagrancë shtetasi E. H. 20 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr. 13 Durrës pas një konflikti çasti ka goditur me biçak në shpinë shtetasin R. K. 19 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.Neni 88/1 i Kodit Penal.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *