FOTOT / Hyni brenda muzeut të Bankës së Shqipërisë

Gazeta Dita

Muzeu i Bankës së Shqipërisë është më shumë se muzeu i parave, është muzeu historik i institucionit më të rëndësishëm financiar në vend. Është vendi i informimit dhe edukimit të qytetarëve përmes etapave dhe dekadave se cilët janë bërë emetimet e monedhave, janë shkëmbimet në antikitet e deri në përdorimin e letrës së kohëve moderne.

Muzeu i Bankës së Shqipërisë është konceptuar si një ndërthurje midis muzeales dhe didaktikes; është rrëfim  përmes koleksioneve, politikave, marrëveshjeve të shtetit Shqiptarë.

Ky është një itinerar muzeal në dy katet e bankës së Shqipërisë, për të njohur bashkë të kaluarën, nga këmbimet paramonetare deri në krijimin e infrastrukturës moderne për të gjithë grupmoshat dhe kategoritë e vizitorëve, raporton Ora News.

Përgjegjësja e Muzeut, Besa Prela, na shoqëron në këtë guidën që në fakt i bëhet çdo vizitori që dëshiron të shoh këtë pasuri të vendet që në kohë të lashta.

Historia nis nga këmbimet paramonetare; banorët prehistorikë përdornin sistemin e këmbimit mall me mall, për të vijuar më pas me përdorimin e objekteve të caktuara si paramonedhë.

“Ne fillojmë në periudhën prehistorike. Ne kemi ekspozuar ekzemplarë nga thesari i Torovicës që është përdorur si mjet këmbimi përpara monedhës”, thotë Prela.

Në këtë pjesë të Muzeut, ekspozohen monedha të koleksionit të Bankës së Shqipërisë dhe Institutit të Arkeologjisë nga shek. V p.e.s- fillimet e shek. XX. Vitrina e parë paraqet një koleksion monedhash ilire të prera në territoret e sotme shqiptare,në Ilirinë e Jugut dhe në Epir nga shek. IV- I p.e.s, të kuruara nga numizmatja Shpresa Gjongecaj.

Vendin kryesor e zënë pikërisht stateret dhe më tepër drahmet prej argjendi të dy qyteteve të mëdha, si Dyrrahu dhe Apolonia, të cilat luanin rolin kryesor në qarkullimin monetar dhe në marrëdhëniet midis tyre dhe qyteteve ilire, si dhe më gjerë me Korkyrën, Korinthin, Maqedoninë dhe botën greke në përgjithësi.

Një nga mbretërit e parë ilirë që ka prerë monedha ka qenë Monuni. Nisur nga të dhënat numizmatike mendohet që koha e mbretërimit të tij të ketë filluar në vitet 290/285 për të vazhduar deri në 270 p.e.s. Monuni përdor punishten monetare të Dyrrahut për të prerë monedhat e tij. Për arsye njëherazi politike dhe ekonomike mbreti rimori tipat e statereve të Dyrrahut. Ndërkohë, numri i vogël i kallëpeve të përdorura tregon se prerja e monedhave mbretërore nuk zgjati shumë dhe nuk ishte në sasi të mëdha. Sipas prof.dr. Gjongecajt rezulton se qytetet e tjera të Ilirisë në krahasim me Dyrrahun dhe Apoloninë luajnë një rol të dorës së dytë. Monedhat e prera nga Amantia, Olympasi, Oriku, Bylisi apo Skodra, Lisos, ishin prej bronzi.

Vitrina e dytë, përsëri e kuruar nga prof. Dr. Gjongecaj flet për historinë antike të Ilirisë së Jugut dhe të Epirit të Veriut në shekujt V-I p.e.s. Përfaqësimi i monedhës greke, maqedonase në koleksionet e Muzeut bën që ato të flasin edhe për një historik të këtyre monedhave në përgjithësi.

Në koleksionin e kësaj vitrine, të gjetura në territorin shqiptar ka statere të Eginës, të tipit me breshkë, të prera për herë të parë në botën greke nga ky qytet në vitet 550-525 p.e.s., pra, pas Lidisë në Azinë e Vogël, të cilat luajtën një rol shumë të rëndësishëm në qarkullimin monetar në antikitet. Këto janë monedhat më të hershme të gjetura në territorin shqiptar.

Nuk mbeten jashtë koleksionit numizmatik të Bankës as edhe tetradrahmet e famshme të Athinës, të quajtura ndryshe “bufat e Athinës”, ku ato përfaqësohen me prerjet më të hershme të këtij qyteti, në shekullin V p.e.s.

“Pegasët e Korinthit” dhe të kolonive të tij bëjnë pjesë gjithashtu në këtë koleksion. Këto monedha, pavarësisht nga ndryshimet stilistike që pësuan në kohë, patën një ndikim të madh në qarkullimin monetar në Iliri.

Gjithashtu gjenden n koleksionet numizmatike të Bankës së Shqipërisë nga shekulli IV në shek. XX.

Nën hollin qendror të veshur me mozaikë është ndërtuar kasaforta madhështore e bankës, ku dikur ruheshin një pjesë e mbulesave të saj në ar, argjend e stoli të çmuara, së bashku me hambarin e kartëmonedhave në pjesën e poshtme të kasafortës.

Nga vizatimet dhe skicat origjinale të kohës mësojmë se kasaforta njihej me emrin “Dhoma e Thesarit / Camera del Tesoro” dhe rampa përreth saj quhej “korridori i patrullimit / corridoio di ronda”. Me një formë pesëkëndore, Dhoma e Thesarit është e siguruar me struktura murale prej betoni, jashtëzakonisht të fuqishme dhe me një portë hekuri të rëndë, të padepërtueshme.  E hapur për herë të parë për publikun më 2015, gjatë viteve 1938-2010, kjo dhomë ka ruajtur brenda saj pjesë të Thesarit të Shtetit: lingota ari të standardizuar, monedha të arta e të argjendta, gurë dhe stoli të çmuara.

“Shumica e këtyre koleksione i përkasin periudhës kur Shqipëria ka qenë nën perandorinë otomane, kanë qarkulluar monedha të mbretërive dhe shteteve evropiane dhe atyre të kontinentit amerikan”, deklaron Prela.

Banka si institucion financiar u themelua përpara 92 viteve; 2 shtator 1925. U emërtua Banka Kombëtare e Shqipnis  dhe u themelua pas një marrëveshjeje mes Qeverisë Shqiptare dhe një grupi financiar italian.

“Kjo bankë ndiqte standardin e arit. Napolon i ka mbetur nga monedha me napolonin e parë, e cila kishte vlerë 20 franga dhe pesha dhe pastërtia ishte standarde. Simboli i Gjergj Kastriotit është përdorur edhe në kartëmonedha edhe në vitet 20. Në vitin 1925, Shqipëria ka një Bankë Kombëtare e formuar kryesisht me kapital italian”, tha Prela.

Në 1945, qeveria e parë komuniste shqiptare, themeloi Banka e Shtetit Shqiptar, e cila mbështeti zhvillimin e ekonomisë socialiste.

“Banka Kombëtare e Shqipërisë pas Luftës së Dytë Botërore nuk ekziston më. Krijohet Banka e Shtetit Shqiptar. Banka është tashmë një institucion shtetëror. Ajo emeton lekun e saj”, deklaroi ajo.

Banka e Shtetit Shqiptar në vitet e para të veprimtarisë së saj pati në organikë personalitete të njohura si Konstantin Boshnjaku, intelektual i ekonomisë dhe bankingut shqiptar e ndërkombëtar, ndesh pozicionet drejtuese të karrierës së tij mbresëlënëse ishte dhe Drejtori i parë i Përgjithshëm i Bankës së Shtetit Shqiptar.

Ai kundërshtoi hapur kolektivizimin dhe shtetëzimin e pronës private dhe njëjësimin e lekut me denarin jugosllav, duke mbrojtur pavarësinë e Bankës ndaj asaj jugosllave; prof. Dhimitër Pasko ekonomisti, shkrimtari dhe përkthyesi i shquar shqiptar, i njohur ndryshe me emrin e penës Mitrush Kuteli, Anëtar i Këshillit të Administratës dhe Drejtor pranë Drejtorit të Përgjithshëm.

Ai është autor i një prej veprave më serioze e shkencore mbi çështjet e bankingut kombëtar të viteve 1925- 30 dhe monedhës, të shprehura në punimin e tij “Tri problema në Lidhje me Banken Kombetare”. Gjatë periudhës shtator 1943 – prill 1944 për të mos lejuar rishtypjen e frangës shqiptare, Dhimitër Pasko iu kundërvu me vendosmëri autoriteteve ushtarake e civile naziste dhe kundërshtoi rreptë rishtypjen e frangës shqiptare, duke e konsideruar këtë cenim të pashmangshëm të vlerës së saj.

Të njëjtin qëndrim në mbrojtje të monedhës kombëtare Kuteli do të mbante edhe më 1946 ashtu si edhe Kostantin Boshnjaku, kur qeveria e Shqipërisë pranoi propozimin jugosllav për bashkimin doganor dhe parifikimin e monedhës. Një tjetër personalitet është dhe piktori i mirënjohur Kel Kodheli , i cili punoi në Bankën e Shtetit si modelist dhe është piktor i disa prerjeve të lekut e letrave me vlerë.

“Ky koleksion i përket mesit të viteve 60. Ky koleksion është prodhim kinez, por ka si simbole propagandën e kohës. Mund të shohim hidrocentralet. Ky është ai që gabimisht e quajmë leku i ri. Kjo ka nisur në mesin e viteve 60 kur qeveria vendosi t’i hiqte një zero”, sqaron Prela.

Më 2 prill 1992, krijohet Banka e Shqipërisë si bankë qendrore e vendit. Tri banka të tjera shtetërore, u kthyen në banka të nivelit të dytë, duke krijuar sistemin bankar dy nivelor.

Historianët  e konsiderojnë si një ndër muzetë e veçanta dhe të munguara të Shqipërisë. Nëse vendet e zhvilluara kanë një eksperiencë të gjatë në këtë drejtim, Prof.Dr Nevila Nika mendon se Muzeu është edhe pjesë e edukimit, është njohja me hapat të shtetit shqiptar në nivelin financiar.

“Jam jashtëzakonisht e kënaqur që më në fund ky institucion kaq i rëndësishëm ka një vend që rrëfen historinë e vet si institucion por edhe të asaj çka ka ndodhur në territorin tonë nga lashtësia deri në ditët tona”, thekson Prof.Dr Nevila Nika për Ora News. 

Duke vlerësuar përpjekjet e shtetit shqiptar dhe impenjimin e individëve për të përmbyllur këtë projekt, Historiania Nika thotë se edhe në këtë sektor Shqipëria ka patur ulje ngritjet e veta, për të mbërritur në qëndrueshmërinë e monedhës vendase. Gjithashtu për të treguar edhe hyrjen e monedhave të huaja në vendin tonë.

“Nuk është aq me lule edhe jeta e Bankës. Ka pasur problemet e veta. Vështirësitë ekonomike në periudha historike janë reflektuar. Kur vjen në këtë muzeum i ke të gjitha për t’i parë. Periudha e Luftës së Parë Botërore është jashtëzakonisht e vështirë, shprehet Nika. 

Sot duket se Muzeu i Bankës së Shqipërisë është kthyer në një pikë referimi për të gjithë.

“Kuptohet që synimi kryesor ka qenë të mësosh nga ajo dhe të edukosh sepse edukimi me monedhën është se çfarë unë duhet të bëjë me të, si duhet ta shpenzoj”, thotë Prof.Dr Nevila Nika.

Një nga katet e muzeut është quajtur kati edukativ.

“Ka 5 dhoma edukative dedikuar grupmoshave të ndryshme”, nënvizon Prela.

Historia e monedhës shkon shumë larg në kohë dhe zhvillimet e saj lidhen ngushtësisht me civilizimet që e kanë prerë. Roli i lekut nuk lidhet vetëm me funksionet e tij ekonomike, monedha përfaqëson edhe një dëshmi elokuente të historisë tonë.

Marrëdhënia jonë me monedhën është gjithashtu pjesë e kulturës së cilës i përkasim dhe gdhendet në imagjinatat tona. Çelja e një muzeu publik brenda Bankës së Shqipërisë, përpiqet t’i prezantoj thjeshtë dhe qartësisht të gjitha këto çështje. Ajo erdhi si një rezultat natyral i punës së arkeologëve, numizmatëve, historianëve, ekonomistëve dhe nëpunësve.

DITA ju sjell disa foto të realizuara brenda Bankës së Shqipërisë nga gazetarja Entela Resuli.

????????????????????????????????????
????????????????????????????????????

Share This Article
6 Comments
  • Ne hyrje te muzeut vini fotografite e Fullhajnit dhe Sali
    Berishovicit , autoret e vjedhjes se 21 milion Eurove …!
    A e merrni vesht o popull pa shqisa se c’bejne pushteta-
    ret me indifencen tuaj te admirueshme sepse per ju si
    popull po te vidhet Banka, nuk eshte nje ceshtje qe ju
    perket juve,ndersa po te vidhet nje vesh rrushi apo nje
    kokerr fiku ne pronen tuaj atehere plas sherri qe mund te
    coje deri ne viktima .Me shtyu gardhin, me tha nje miku im, desh te vritemi dhe u detyrova te shes token : nje HA.
    toke, nje shtepi dykateshe ,21 rrenje ullij per 63 milion leke ! Sa e shtyu gardhin e pyeta: pergjigje : nje pellembe
    ma shtyu gardhin ?! Ja pra, cili eshte mentaliteti i fsha-
    tarit qe cdo gje e mat me kutin e tij qe per atdhe konside-
    ron vetem 2-3hektarshin e tij. Me tej gardhit te prones se
    tij Ai s’do t’ja dije ne se digjet apo piqet .
    U vodh BSH asnje reagim, asnje proteste, asnje petale
    nuk levizi dhe nuk u vodhen pak para,21 milion Euro.
    Fullhajni jo vetem lau duart si Pons Pilati por u demshper
    blye me 450 e ca milion leke per muajt qe ndenji i izoluar
    dhe jo ne burg. Ne kohe te tjera emri i ketij banditi do te
    ishte harruar ,por ne kohet e sotme mund te vjedhesh mi-
    liona dhe te mos hyje nje gjemb ne kembe .!! Kjo eshte
    “demokracia” e Sali Hajnit, Sali Vrasesit,Sali Kriminelit,
    Sali Atdheshitesit,Sali agjentit te Milloshevicit , me detyre
    shkaterrimi i Shqiperise , sabotimi,vjedhja,krimi,kanabisi.
    Te gjitha keto do te zhduken si me magji diten qe Sali Vi-
    cidolit t’i vihen prangat dhe kjo do te shenoje fundin e dik-
    tatures primitive,bajraktare,tribaliste dhe vendosjen e
    demokracise se vertete,triunfin e lirise,clirimin e Shqipe-
    rise nga monstra e Vicidolit !!!!

  • Ti cupa Prela, e kujt Prele je? E sojit te Lad Preles? Po je e sojit te ketij te fundit po ta kursej kritiken me gjemba. Po te them vetem se ato emrat qe ti permend: Boshnjaku,Pasko, Kuteli nuk kane te bejne as edhe pak me personalitetin Kombetar te Bankes te Shqiperise. Ato ndenjen as dy vite te plota 1945-1947, dhe 1947-1948 ishte drejtor Abdyl Kellez, nje burre zoteri. Keto, me lart, jane sipas dokumentit “Personeli i Drejtorise Pergjithshme”( Fondi 1006.D.Prgj.Ark.)
    Meso ti Prela, gjithashtu, se ne vitet 1945-1948 ende nuk kishte Banke Shteti te pavarur politikisht dhe ekonomikisht, dhe as shtet shqiptar. Lexo vajze lexo… edhe Historine e Shqiperise. Banka e shtetit Shqiptar filloi veprimtarine e vet normale vetem pas vitit 1948, kur edhe shteti shqiptar filloi te mare forme te plote brenda dhe jashte vendit. Meso se: ne Banken e Shqiperise, pas 1948, u mblodhen ishpunonjesit shqiptar te bankave te paraclirimit. Si Konduri, Deda, Lefteri, Xhaxhiu,Strakosha, Gabrani, Duro, Cucuri, Kote, Xhenetii i etj., agronome,ekonomiste, llogaritare, inxhiniere bankar, qe nuk po me vine ne mend per momentin Kjo ishte nje pune me zarar per kohen sepse shumica e ketyre ishpunonjesve ishin me “politike ne biografi”, dhe ti punesoje ata ishte: ashu sic e dine vetem ata qe e bene kete punen e grumbullimit – jo vetem ne Drejtorine e Pergjithshme po edhe ne bankat e rretheve – te kuadrit te vjeter me pervoje profesionale ne te gjitha fushat e veprimtarise bankare. Po Thesari? Pse nuk thoni qe eshte vjedhur pas 1990? Ndersa para 1985, as miza nuk hynte te Thesari i popullit shqiptar … .
    Nuk po zgjatem, se nuk ia vlen qe ne kohen e koleres te meresh me dashurin, vlersimin, nderimin per njerezit e punes.Vecanerisht te Bankes Shtetit qe nuk ishte as Komitet Partie, as MPBrendshme. Po ishte sektori ku edhe qindarka e popullit ruhej, kursehej, shtohej, mirembahej – sepse ishte gjaku dhe djersa e qytetareve shqiptare.
    Po zgjatem edhe nje fije fare:Drejtoret e Pergjithshem te Bankes Shtetit Shqiptar mernin pjese, cdo vit,ne Forumin Nderkombetar te Guvernatoreve ne Zvicer; pa llogaritur marredhenietint intensive bankare me Bankat e Europes Qendrore dhe Lindore, deri ne Kine.
    Po nderrimi i monedhes shqiptare: aksioni me i fuqishem bankar shqiptar – deri me sot, e neser … .
    Kaq. Thuaj Sejkos, guvernatorit, se nuk eshte normale qe barren e interpretimit te veprimtarise, historise, te Bankes Shtetit Shqiptar te ta lene ty, drejtoreshes. Historia e Bankes duhet te jete krejtesisht e depolitizuar, dhe platfoma e historise duhet te miratohet nga Keshilli, dhe te mos lejohet dhenia e konsideratave personale nga punonjesit apo drejtuesittee Muzeut, ne publik. Sikurse eshte ky shkrim, mesiper; edhe dokumentari per Banken, pergatitur dhe transmetuar nga TVSH,sipas qejfit trupor dhe afsheve politike te nje fare studio-je qe nuk po me kujtohet emeri. Tung.
    Rroni me politike, hani politike, se politika te ben te pasur dhe te ditur – por jo shqiptar.

    • Ju falenderoj per informacionin, fshatari pa fshat.
      Deri sa te vazhdohet me idene e mohimit te shtetit, e çfare Shteti, te para 90, keq do ta kete brezi I ti, qe informacionet I merr ne forme surrogato, nga njeres pa kulture. Se te kesh kulture nuk do te thote vetem te kesh lexuar, dhe te mbash mend çfare ke lexuar, por te dish ti kalosh ne forme informacioni, pa shikuar majtas a djathtas, por vetem drejt.

    • Ti vete qenke i depolitizuar ne kulm, sa arë nxori jashte vendit Nexhmija dhe Ramizi me Swissair ? Lexo, meso dhe falendero Berishovicin tuaj qe s’ju preku fare.

  • Pas Ahmet Zogollit i cili e ka shtatoren ne mes te bulevardit per “merita” te vecanta ne historione e popullit shqiptar, ne vecanti per vjedhjen e thesarit, pa tjeter nje bust hijerend i takon edhe Fullanit i cili te vendoset ne hollin e muzeut te thesarit per merriten e vecante te vjedhjes se thesarit.Pas tij ose mbase edhe para tij nje bust patjeter i takon edhe piratit qe u be pap Likes, megjithese eshte myhyp!
    Pa keto figura te shquara e historike ky muze nuk ka vlere.

  • Edhe me Jimi-n ,jam dakort per tri fotografi apo sic thote
    Jimi, tre buste : Fullhajnin, Like Floriri,por Jimi ka harruar
    te parin : kryekriminelin e kryehajnin e Shqiperise i te gji-
    tha kohrave,lindur ne Vicidol dhe banues ne Tirane ,Sali
    Ram Berishovici. Ky i fundit, per antivlerat kombetare me-
    riton padyshim te vihet ne vendin e pare …!!!!
    Pra, zoti Jimi ,keni harruar kryesorin e hajnave ……!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *