Nishani apelon për maturi: Partitë janë shumë, Shqipëria dhe e ardhmja e saj vetëm një

anazapta

Presidenti Nishani ka votuar në orën 10.00 qendrën 17 66/2 në shkollën “Andon Zako Çajupi”. Kreu i shtetit shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Odeta, dhe djali i tyre, që voton për herë të parë.

Nishani ftoi qytetarët të marrin pjesë masivisht në zgjedhje, duke apeluar për qetësi dhe maturi deri në fund të procesit.

“Dëshiroj mbarësi për gjithë procesin. Jam i bindur se shqiptarët do të tregojnë maturi, qetësi dhe qytetari në procesin e votimit, duke respektuar rregullat, komisionerët dhe administratën. Një urim të veçantë për ata që votojnë për herë të parë. Paçi dorën e mbarë për fatet e vendit. Uroj që incidente të tilla të mos shënohen. Partitë janë shumë, por Shqipëria dhe e ardhmja e Shqipërisë është vetëm një. Prandaj do të bëja apel për qetësi e maturi, pasi vërtet votohet për parti të ndryshme, por ne jemi një komb”, tha Nishani.

Share This Article
1 Comment
  • Do votojme dhe nuk do ti leme hajdutet e rinj si Meta te na vjedhin prape, mjaft vuajtem dhe na vodhen per 55 vjet ne socializem derisa skishte me ushqim ne dyqane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *