Pogba: Ndeshjen më të mirë të karrierës e kam luajtur në Itali

Gazeta Dita

Pogba ka folur për shumë tema gjatë një seance pyetje-përgjigje me tifozët, të zhvilluar në Twitter. Këto janë disa nga temat për të cilat ka folur ylli i Manchester United, Paul Pogba: “Ndeshja më e mirë që kam luajtur në karrierë? Nuk edi, ndoshta Chievo-Juventus (31 janar 2016, një asist, një gol dhe një traversë e pabesueshme)”.

Më pas, francezit i është kërkuar të japë një këshillë për ata që duan të bëhen futbollistë profesionistë: “Duhet të punoni më shumë se të tjerët dhe të keni gjithmonë besim në vete”.

Në vazhdim, Pogba është pyetur për momentin më të mirë që ka përjetuar tek United: “Fitorja e Europa League. Aspekti më pozitiv i të qenit një futbollist i United?

Ai që luan në klubin më të mirë të Anglisë. Goli më i bukur i sezonit të kaluar? Ai kundër Swansea? Kundërshtari më i vështirë me të cilin jam përballur në Premier? Romelu Lukaku”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *