Drejtuesit e PSG-së nuk kanë pasur nevojë ta porosisin Neymar-in, që “të rrijë si në shtëpinë e tij” në skuadrën e re. Jo, aspak! Braziliani ndihet me të vërtet si në shtëpi në Paris, sepse atje ka katër bashkëkombës, Dani Alves, Thiago Silva, Marquinhos dhe Loucas Moura.
PSG-ja prej vitesh është kthyer në një “fole” joshëse për lojtarët brazilianë dhe këtë verë radhën e ka pasur dyshja Neymar-Alves. Shihni këtë përmbledhje të seancave të fundit stërvitore të skuadrës parisiene për të kuptuar se çfarë atmosfere mbizotëron në të!
