“Po më merret fryma”, i dënuari në burgun e Zaharisë humb jetën

Gazeta Dita

Një 69-vjeçar ka humbur jetën një ditë më parë në spitalin e Krujës, ku u dërgua me urgjencë nga burgu i Zaharisë. Shtetasi me inicialet I.R, i cili vuante dënimin në këtë burg u ankua mesnatën e së premtes se nuk ndihej mirë.

Pak orë më pas, ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, por ndërroi jetë.

NJOFTIMI I POLICISE

I dënuari me inicialet I. R., 69 vjeç, pas shqetësimeve se nuk është ndjerë mirë ka humbur jetën. Ai është ankuar për vështirësi në frymëmarrje. Komisariati i Policisë Krujë, informacion paraprak:

Më datë 05.08.2017, rreth orës 04:00, në Burgun e Zaharisë, shtetasi i dënuar, I.R. 69 vjeç, nuk është ndier mirë në frymëmarrje dhe është çuar për ndihmë mjëkësore në Krujë, ku ka ndërruar jetë.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *