Procesi i votimit është bllokuar për pak kohë në një qendër votimi në Shkodër, ku është vënë re një kamera mbi vendin ku plotësohet fleta e votimit. Rasti ka ndodhur në qendrën e votimit numër 295, ku pas heqjes së kameras, votimi ka rifilluar. Mendohet se kamera i përket bibliotekës së qytetit.
