VIDEO/ Krijohet koleksioni i diamantëve më të pastër e të mëdhenj që keni parë

Gazeta Dita

Kompania që krijon gurë të cmuar, Alrosa ka sjellë një koleksion të ri prej 5 diamantësh, të cilët do të jenë të pastër dhe të mëdhenj, si kurrë më parë.

Secili prej tyre do të mbajë gur rreth 51.38 karat dhe do të quhet ‘Koleksioni i Dinastisë.’

“Ky koleksion është vërtetë i vecantë. 5 diamantët janë marrë nga një i vetëm që është zbuluar në Yakutia para 2 vitesh. U desh 1 vit e gjysmë për ta krijuar por rezultati ishte i vlefshëm pasi kemi fituar diamante të mahnitshme dhe cilësore,” – tha presidenti i kompanisë, Sergej Ivanov për RT.

Sipas tij, çmimet do variojnë nga 10 milionë dollarë, ndërsa shitja do fillojë nga nëntori i këtij viti.

Mendohet që secili prej tyre do të shitet në një ankand që do bëhet nëpërmjet internetit.

/oranews.tv/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *