E ardhmja e Bale është në mendjet e të gjithëve, pasi është konsideruar si futbollisti i paracaktuar për tu larguar nga Real Madrid me mbërritjen e mundshme të Mbappe nga Monaco.
Gjithsesi, duket se uellsiani do të qëndrojë në Bernabeu, të paktën edhe për këtë sezon, pasi sulmuesi i ri francez, nuk do të bashkohet me Los Blancos gjatë kësaj merkato vere.
Lajmi njoftohet nga media britanike, “The Guardian”, që konfrimon gjithashtu se drejtuesit e klubit madrilen kanë njoftuar tashmë Bale për faktin që ai nuk do të mund të largohet këtë vit, pasi Mbappe nuk do të mbërrijë këtë verë në skuadrën e drejtuar nga Zinedine Zidane.
“The Guardian” siguron gjithashtu se Mbappe do të qëndrojë edhe këtë sezon me Monaco, ndërkohë që sulmuesi francez ka vendosur tashmë të ardhmen e tij, që pas një viti do të jetë te Real Madrid.
