VIDEO/ Fitore bindëse në derbi, Dinamo Zagreb i lëshon sinjale Skënderbeut

Gazeta Dita

Kundërshtari i Skënderbeut, në raundit “play off” të Ligës së Europës, Dinamo Zagreb, ka fituar ditën e sotme në takimin e vlefshëm për kampionatin kroat ndaj Hajdukut të Splitit me rezultatin 3-1.

Ante Çoriç, Olmo dhe Sudani ishin autorët e golave për Dinamon, të cilët me këtë fitore u ngjitën në vendin e parë në kuotën e 10 pikëve në 4 takime të luajtura.

Skuadra e trajnerit Cvitanoviç ndeshjen e parë ndaj Skënderbeut do ta luajë në datën 17 gusht në Zagreb ndërsa një javë më vonë do të udhëtojnë për sfidën e kthimit drejt “Elbasan Arena”-s.

Në kampion korçar duhet t’i bëjnë mirë llogaritë për këtë përballje, pasi Dinamo vazhdon të jetë e frikshme njësoj si në vitet e kaluara.

https://www.youtube.com/watch?v=AHJn5BA9OwE&feature=youtu.be

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *