Historitë/ Njihuni me 9 Robin Hood-ët e jetës reale

DITA Online

Legjenda e Robin Hood-it dhe njerëzve të tij kanë magjepsur njerëzit e të gjitha moshave nëpërmjet letërsisë, këngës dhe filmave të ndryshëm. Më i fundit ishte filmi i vitit 2010 “Aventurat e Robin Hood” e luajtur nga Russell Crowe.

Nga kleriku që kreu mashtrime për të futur nxënës të varfër nëpër shkolla. Një kryetar bashkie grabiste supermarketet për të ushqyer të varfrit.

Këto janë disa nga historitë mahnitëse të Robin Hood-ëve në jetën reale ku ata kanë grabitur nga të pasurit dhe ua kanë dhënë të varfërve.

1 – Banditja femër që u tregonte gjoksin atyre që i grabiste

1

Leonarda Emilia ishte një meksikane që u betua për hakmarrje pas ekzekutimit të të dashurit të saj francez nga qeveria meksikane.

Që atëherë ajo u bë një hajdute që grabiste nga të pasurit për t’ia dhënë të varfërve. Për t’u arratisur ajo përdorte një truk. Sa herë grabiste një person i ekspozonte gjoksin për t’i turpëruara që ishin sulmuar nga një femër, pasi në fakt ajo vishej si mashkull.

2 – Robin Hood-i italian që thuhet se falsifikoi vdekjen e tij

2

Një nga banditët më të njohur të Italisë, Slavatore Giuliano ishte një njeri i pashëm dhe me besim në vetvete. I quajtur “Robin Hood-i Siçilian”, ai grabiste të pasurit për t’ua dhënë fitimet e tyre të varfërve. Ai dhe ushtria e tij vranë më shumë se 100 policë. Giuliano vodhi më shumë se 1 milionë dollarë në karrierën e tij kriminale

3 – Robin Hood-i që vodhi zhavorr për të mbushur gropat

3

Ron Chane Jackson nga Misisipi i kishte ardhur në majë të hundës për gropat në rrugën ku kalonte sa që vendosi ta mbushte vetë atë me duart e veta.

Ai vodhi asfaltin e një rruge kryesore të zonës pa leje dhe e përdori materialin për të mbushur gropat e rrugës së qytezës ku banonte.

4 – Kleriku që ndihmoi dhjetëra persona të futeshin në kolegj duke kryer mashtrime

4

Ozel Clifford ishte një banor i Los Anxhelesit që në vitin 1992 ndihmoi dhjetëra adoleshentë afrikano-amerikanë të hynin në kolegj përpara se të dënohej për mashtrim në vitin  2003.

Clifford e ktheu në mision të jetës së tij, që të fuste në shkollë sa më shumë studentë të ishte e mundur nga fëmijët që rrinin në rrugë.

 

5 – Kryetari i Komunës që grabiste supermarketet për të ushqyer të varfërit

5

Kryetari i Komunës Marinaleda në Spanjë, Juan Manuel Sanchez Gordillo në gusht të vitit 2012 së bashku me mbështetësit e tij mori pjesë në të paktën 2 bastisje supermarketesh të zonës, ku grabisnin ushqime për t’ia dhënë të varfërve.

“Ka njerëz që akoma s’kanë të hanë në shekullin e 21, ky është një turp absolut”, tha ai.

6 – Robin Hood-i i preferuar i lordëve të drogës

6

Jesus Malverde ishte një Robin Hood meksikan i njohur derisa të qëllohej për vdekje nga policia në vitin 1909. Deri para vdekjes, ai ishte shumë i nderuar.

I konsideruar shenjti mbrojtës i tregtarëve të drogës, një vend i shenjtë është ndërtuar në majën e varrit të tij në Culiacan, vendin e kartelit të drogës së Sinaloas.

7 – Robin Hood-i që grabiti një kamion buke

7

Edhe 30-vjeçarit David Bastar në Nju Jork mund t’i ketë ardhur keq për shoferët e kamionëve të bukës që punojnë deri vonë për shpërndarjen e bukës, por këtë radhë ai nuk kishte çfarë të bënte.

Në maj të vitit 2014, i veshur vetëm me të brëndshme vodhi një kamion buke me vlerë 8 mijë dollarë në orën 3 të mëngjesit në pjesën lindore të Nju Jorkut.

Ai ia shpërndau bukën njerëzve të varfër dhe të pastrehëve derisa përfundoi në prangat e policisë.

8 – Banditët e shenjtëruar venezuelianë që vidhnin të pasurit për t’ia dhënë të varfërve

8

Venezuela është e njohur si një nga vendet më vdekjeprurëse përsa i përket krimit. Pas protestave të shumta kundër korrupsionit në vend, vëmendja u kthye tek një grup banditësh të quajtur Santos Malandros, që nga vitet ’60 deri në vitet ’70, udhëhiqeshin nga “Robin Hood-i Venezuelan” i quajtur Ismael Sanchez.

Grupi i tyre grabisnin të pasurit për t’ia dhënë të varfërve. Derisa Sanchez u vra nga policia.

9 – Robin Hood-i kinez që bënte një jetë të dyfishtë

I quajtur “Boss Yu” nga miqtë e kolegët e tij, 27-vjeçari Yu ishte i njohur si një filantrop që bënte donacione në organizata bamirësie. Por e vërteta u zbulua kur autoritetet e arrestuan atë për vjedhje në vitin 2014.

Ai kishte vjedhur sende me vlerë si bizhuteri, të cilat kishin arritur në një shumë prej 80 mijë dollarësh.

Me paratë që vidhte ai jetonte në një hotel me 5 yje ndërsa pjesën tjetër i jepte për bamirësi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *