I nderuar lexues! Pasaroni ka qenë kryeqendër e Molosisë, krahinë e fisit epirot të molosëve në Epir. Rrënojat e tij ndodhen në malin Rodotopi, 12 km në veriperëndim të Janinës.
Pasaroni njihej si qyteti ku ishte altari i Zotit të luftës, ku mbretërit molosë e kishin zakon të bënin fli pasi merrnin pushtetin.
Duke mbrojtur interesat e klasës sunduese, këtu ata betoheshin përpara përfaqësuesve të shtetasve të vet se do të sundonin sipas ligjeve, ndërsa përfaqësuesit nga ana e tyre betoheshin se do ta përkrahnin mbretin për sa kohë që do të respektonte këto ligje. Pasaroni duhet të ketë qenë një nga 70 qytetet që u shkatërruan nga Pal Emili më 167 p.e.s.
