Nesër në orën 20:45 në stadiumin “Filipi ll i Maqedonisë” luhet Superkupa e Europës ndërmjet fituesve të “Champions League”, Real Madrid, dhe fituesve te “Europa League”, Manchester United.
Lojtarët dhe stafi teknik i gjigantit evropian Manchester United do të vendosen në hotelin TCC Grand Plazza në Shkup.
Policia dhe sigurimi i angazhuar nga hoteli që do të pres anglezët është angazhuar për të blinduar hotelin dhe ambientet përreth. Nga kjo nënkuptohet se lojtarët e Manchester United do të jenë të izoluar dhe me ta as nuk mund të bëhen fotografi selfie e as të merret ndonjë autograf.
Të parët në Shkup duhet të arrijnë lojtarët dhe stafi teknik i Manchester United, në orën 12:55. 40 minuta më vonë pritet të mbërrijnë lojtarët dhe stafi teknik i Real Madridit. Spanjollët do të akomodohen në Alexander Palace.
Edhe vendqëndrimi i spanjollëve është i rrethuar nga forcat e sigurisë. Të paktën 2000 policë dhe forca të tjera do të jenë të angazhuara për rendin.
Mbrojtësi i “galatkikëve”, Sergio Ramos, ka publikuar një foto me shokët e skuadrës ku dëshmon se janë nisur drejt Maqedonisë për të sfiduar “djajtë e kuq”. Sipas kësaj fotoje, por edhe nga lista me lojtarët e grumbulluar Real Madrid nuk do të ketë asnjë mungesë.
Zinedin Zidan nuk kërkon të humbasë asnjë sfidë dhe për këtë nuk do t’ia dijë se Cristiano Ronaldo vetëm prej një dite i është bashkuar ekipit, por e ka thirrur atë për të sfiduar skuadrën e Mourinho-s që këtë sezon pretendimet i ka të larta dhe kërkon të demostrojë forcën kundër 12 herë kampionëve të Europës. Ende nuk dihet nëse CR7 do t’a nisë sfidën nga fillimi, por e qartë është se disa minuta do të jenë të rezervuara edhe për të.

