Gënjeshtra, lot dhe para: Si Neymar tradhëtoi Barçën

DITA Online

Tani që pasardhësi i Lionel Messi-t nuk është më tek Barcelona, si brenda klubit ashtu edhe në Katalonjë pyesin se si ka mundësi që PSG-ja arriti t’ua merrte xhevahirin e tyre.

Një futbollist me një klauzolë 222 milionë euro që konsiderohej i pashitshëm, por që tani është kthyer në yllin e ri të ekipit parisien.

Por ka një prapaskenë, për mënyrën se si u realizua transferimi sipas gazetës spanjolle “Sport”.

Neymar ia doli falë lotëve, parave dhe mashtrimeve.

Si braziliani, ashtu edhe i ati i tij agjent, gënjyen me qëllim që ta vendosnin Barcelona-n në një pozicion dobësie. Pra, një tradhti e pastër.

Gjithçka nisi në qershor kur Neymar-i nuk u tregoi asgjë për bisedimet me PSG-në, as drejtorit të përgjithshëm Sanllehi dhe as shokëve në dasmën e Leo Messi-t, ku braziliani shkoi “rastësisht” në avionin privat me Dani Alves-in.

Në klubin blaugrana, sirena e parë e alarmit ra kur André Cury, anëtar i sekretarisë teknike të Amerikës së Jugut, paralajmëroi se po ndodh diçka në lidhje me Neymar-in.

Presidenti Bartomeu u informua po reagoi qetë, duke pasur besim se me rregullat e Fair Play-t financiar, asnjë klub nuk mund të bëjë dot asgjë.

Ndërkohë familja e brazilianit nisi lojën.

Vetë sulmuesi dha mesazhe se do të ikë, ndërsa babai doli garant se ai do ta bindë që të rrijë.

Ndërkohë edhe liderët e Barçës, Messi, Pique dhe Suarez i kërkuan futbollistit që të rrijë.

Në një mbledhje me drejtuesit në Miami, Neymar nis të qajë, kur ata ia kujtuan se çfarë vështirësish patën për ta blerë dhe se sa e vlerësojnë.

Por ditët kaluan dhe ai nuk mbajti një qëndrim publik në lidhje me këtë çështje.

Katalanasit e kuptuan se ata e humbën betejën.

Më 31 korrik, futbollisti duhet që të merrte një shpërblim prej 26 milionë eurosh për rinovimin e kontratës, ndërkohë që ai ishte drejt ikjes.

Blaugranat nisën të krijonin pengesa, në lojë u fut La Liga që tentoi të bllokojë transferimin dhe gjërat u bënë të vështira për PSG-në dhe Neymar-in.

Kjo deri më 3 gusht, kur kalimi në “Parc de Prince” u krye.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *