Hueyda El Said ka një mesazh për ata që largohen duke sharë Shqipërinë

DITA Online

Kohët e fundit largimi nga Shqipëria i disa artistëve të njohur ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Debati nisi nga tenori Agim Hushi, i cili duke i dhënë lamtumirën përfundimtare vendit tonë për të jetuar në Australi, ka lëshuar një mesazh shumë të fortë në rrjete sociale pas largimit, duke akuzuar gjithkënd.

Megjithatë ka dhe nga ata personazhe që largohen nga atdheu i tyre me ndjenjën e mallit, dhe që pavarësisht gjithçkaje krenohen me origjinën e tyre.

Një prej tyre është dhe balerina e njohur shqiptare Hueyda El Said e cila prej vitesh jeton në Luksemburg me djalin dhe bashkëshortin e saj.

Hueyda ka një përgjigje për të gjithë ata që largohen nga Shqipëria me mllef

Në një postim në rrjete sociale ajo shkruan:

“Ne po kthehemi në shtëpi, ose më saktë në një nga strehat tona, se si Gabrieli dhe unë shtëpi konsiderojmë vetëm shtëpinë e None Hajries dhe teze Vjollcës. Ne të dy ndryshe nga disa individë që janë larguar nga Shqipëria nuk ndihemi krenar që po kthehemi tek streha në Francë e me pas në Luksemburg, përkundrazi, nëse do të dëgjonim zemrën tonë do të ktheheshim muajin e ardhshëm.

Sot po kthehemi në Francë, aty ku mua m’u dha mundësia të realizoja shumë ëndrra, si femër, si artiste si dhe aty pashë për herë të parë fytyrën e bukur të tim biri. Ardhja e Gabrielit në jetën time përkon dhe me një moment tjetër shumë të bukur që lidhet me Shqipërinë, një moment i cili me ka emocionuar shumë dhe e kujtoj me kënaqesi ende. Kisha vetëm pak orë që isha bërë nënë, por tek ndiqja nga televizori i dhomës së spitalit manifestimin e “11 Janarit” në homazh të karikaturistëve të vrarë të “Charlie Hebdo-së” disa ditë më parë, pash të marshonin për krah miliona njerzve, personaliteteve ta njohura botërore dhe Edi Ramën me disa klerika shqiptara të feve të ndryshme. Kryeministri ynë kishte vendosur në xhepin e sipërm të xhaketës tre lapsa me ngjyrë blu, të bardhë e të kuqe (ngjyra që ka flamuri Francez). Mbaj mend qe të kem thirrur infermieret e spitalit të cilat kujtuan se kisha dhimbje apo që Gabrieli ishte zgjuar, por unë i kisha thirrur vetëm për t’u mburrur e për t’i treguar harmoninë fetare që kemi ne në Shqipëri.

Sigurisht shpesh nevrikosem me Shqipërinë tonë, se jemi të gjithë të ndërgjegjshëm që ka plot gjëra që nuk shkojnë siç duhet tek ne, madje dhe e kam shprehur mërzine time për këtë, por ama njëkohësisht ka plot gjëra që më bëjnë të mburrem. Kam plot miq  tëe cilët mund t’i cilësoj si heronj pasi punojnë me dinjitet dhe ndërtojne çdo ditë me djersë të ardhmen e tyre në Shqiperi. Kështu që kur degjoj shqiptarët – visitor të hedhin vrerë apo t’i fusin të gjithë në nje thes, trishtohem dhe dua t’i them :

Nuk është një pasaporte jo shqiptare që të bën ty më të mirë se atdhetarët e tu, ata që kanë vendosur të jetojnë në Shqipëri. Duke fyer vendin tend dhe ata që jetojnë ti fyen veten në rradhë të parë. Mos harro se një pemë pa rrenjë është jetëshkurtër.”

Share This Article
4 Comments
  • Besoj se te gjithe shqiptaret qe jane jashte vendit e duan dhe e nderojne kombin tone kudo qe ndihen. Te gjithe kane mall per vendin e Tyre. Te vesh ne dukje ato gjera qe nuk jane regulluar ne kaq vjet. do te thote te jesh realist. Dashuria per Shqiperine eshte mbi cdo gje. Kjo I terheq. te gjithe emigrantet kur vine atje….. Vetem do thoja duhet me pas me shume respekt per emigrantet e per kontributin qe kane dhene ne Shqiperi ne gjithe keto vite. emigracioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *