Fillimi i krisjes me Barcelonën, Nejmar u largua për një foto

Gazeta Dita

Pas largimit të bujshëm të Nejmarit nga Barcelona drejt Parisit, mes mijërave arsyeve fshihet… 1 foto. Kush do ta mendonte që përmbysja e madhe që katalanasit i bënë PSG-së në Ligën e Kampionëve do të shërbente për ta dërguar yllin brazilian në Francë.

Pikërisht, sepse foto që bëri bujën në media dhe në portalet e ndryshme ishte ajo e Leo Mesit, i cili hipi në monitorët e reklamave dhe po festonte si i çmendur. Deri këtu, nuk ka asnjë problem, por Nejmarit nuk i ka pëlqyer aspak kjo gjë sepse për hir të së vërtetës ishte ai protagonisti i asaj mbrëmjeje.

Në konferencën e tij të parë si lojtar i PSG-së, Nejmar tregoi arsyet pse zgjodhi të transferohej në Francë. “Nuk erdha për t’u bërë i pasur, për të nisur një sfidë të re joshëse. Dua të bëj histori me këtë skuadër dhe të fitoj të gjithë trofetë që ekzistojnë”, tha “O Ney”.

HIJA E MESIT

Sulmuesi brazilian e kuptoi që po të vazhdonte karrierën te Barcelona nuk do të kishte kurrë lider i grupit apo i skuadrës për shkak të prezencës së Leo Mesit. Përmbysja e madhe e ndeshjes ndaj PSG-së ishte një dëshmi e qartë se pavarësisht faktit që Nejmar bëri një nga ndeshjet e tij më ë mirë me fanellën e Barcelonës, nuk arriti të merrte vëmendjen në media. Faqet e para të gazetave spanjolle, argjentinase, por edhe të tjerat u hapën me Mesin dhe me lojtarë të tjerë.

Si për çudi mungonte heroi i vërtetë i kësaj sfide. Aty nisi ftohja dhe mendimi se për t’u bërë lider i një skuadre duhet të largohesh nga Barcelona. Nejmar e mendoi gjatë këtë çështje dhe në fund vendosi të largohej nga skuadra me të cilën fitoi gjithçka. Tani ai ka shansin të fitojë vëmendjen e madhe mediatike, të jetë lideri dhe të udhëheqë PSG-në drejt triumfeve. Fatin e të ardhmes së Nejmarit e ndryshoi thjesht një fotografi./panoramasport/

Share This Article
1 Comment
  • E ndryshoi para dhe jo foto.
    Sado te paguhet jevgu i Brazilit, Messi nuk do te behet kurre.
    Me PSG ka zgjedhur fundin e tij te kar-rieres si futbollist i madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *