Dita e martesës mendohet si një ndër momentet më të bukura të jetës që do të mbahet mend gjatë, por duket se kjo nuse nuk do e kujtojë si të tillë.
Cher Austin ëndërronte dicka përrallore dhe punësoi një organizator dasmash për 3 mijë dollarë që ta bënte pamjen e ambientit shumë të bukur.
Kur ajo doli në mëngjes për të parë si dukej, shpërtheu në të qara prej organizimit skandaloz.
Në vend të tavolinave të mbushura me lule, ajo pa tavolina dhe karrige të vendosura në mënyrë të crregullt që kishin vetëm nga një ‘kafaz zogu’ si dekor.
Sipas policisë, ato janë një ndër qindra të sapomartuarve në Britani që bien pre e mashtrimeve që i bëhet nga organizatorët e dasmave.


