Ky qe shihni ne foton me poshte eshte shqiptari, bos droge, i akuzuar per futjen e një sasie kokaine me vlerë 60 milion paund në perëndim të Londrës. Se fundmi është dënuar me 17 vite burg nga një gjykatë britanike.
Ai quhet Klodian Copja dhe eshte 30-vjeç. Kingston Crown Court e shpalli fajtor për 3 akuza, shpërndarje droge e Klasit A, Klasit C dhe importit të drogës së Klasit A. Copja u kap nga Policia Metropolitane pas zbulimit të një rrjeti të shpërndarjes së kokainës në Britani nga Prilli i vitit 2013 deri në Korrik të 2015 -ës.
Shqiptari ishte koka e një rrjeti të madh të shpërndarjes së kokainës. Hetimet zbuluan se ky rrjet kishte importuar përafërsisht 540 kilogramë kokainë, me vlerë rreth 23 milion paund, përpara se të ndaloheshin. Përgjimet telefonike e implikonin Copjan për orkestrim të rrjetit jashtë vendit.
Pasi mori vesh se bashkëpunëtori i tij ishte arrestuar, ai qëndroi në arrati deri në Mars të 2017 -ës, kur u arrestua në Greqi dhe u ekstradua drejt Britanisë së Madhe

Na nxorren bojen maloket, kafshe qe dine te jetojne vecse me dhune.