Populli të do kur e le të varfër?!

anazapta

“Dita”! U çudita kur pashë mitingjet përmbyllëse te të dy krahët. Fushatat qenë pothuajse të rregullta, por më bëri përshtypje pjesëmarrja e qytetarëve. Ata njerëz të shumë vuajtur, ata njerëz që i shikoje gjatë manifestimeve që kryheshin në atë sistem famëkeq, edhe sot mu kujtua një thënie e një shtetasi grek gjatë viteve ’91, kur isha si refugjat në shtetin helen.

Ky shtetas grek më tregoj një histori të vërtetë midis Enverit dhe Stalinit. Stalini e ftoj Enverin në Rusi për një vizitë mes miqsh dhe për t’i treguar mikut shqiptar se populli të do kur e le të varfër, Stalini e çoj Enverin në dy ndërmarrje, përkatësisht te një ndërmarrje e pasur dhe te një e varfër. Kur e çoj te e pasura, për çudi nuk pati asnjë reagim nga punëtorët, kurse kur e çoj te ndërmarrja e varfër, u impresionuan nga brohoritjet e tyre. Enveri u çudit nga dy reagimet e ndryshme dhe donte të dinte nga miku rus kush ishte e vërteta midis dy ndërmarrjeve.

Në fund të takimeve, Enveri nxori si konkluzion, popullin duhet ta lesh të varfër që të dojë. Ndaj dhe sot mbas 22 vjetëve po të njëjtit drejtues postkomunist vazhdojnë ta mbajnë në atë ndërmarrje famëkeqe, që të duartrokasin në çdo miting që ata bëjnë. Mjerë ky popull sa poshtë ka rënë. Gënjehen me fjalë rruge të lëshuar nga rrugaç, që nuk dinë të pendohen veç tërheqin turmën drejt greminës. Kjo ndodhi dhe sot në Tiranë dhe gjetkë. Faleminderit, M.Veshi.

 

SMS në DITA në 0689073730

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *