Temperaturat e larta që kanë goditur vende të ndryshme të Europës, rrezikojnë të jenë një problem për skuadrat që do të zbresin në fushë në orët e ardhshme. Pavarësisht “time out”-eve që do të jepen nga arbitrat, lojtarët mund të ndikohen seriozisht nga i nxehti i madhe dhe nga niveli i lartë i lagështisë.
E njëjta situatë është edhe në Shkup, aty ku do të luhet Superkupa e Europës mes Real Madrid dhe Manchester United dhe ndeshja e kthimit e “play off”-eve të Europa League mes Shkëndijës dhe Milan-it. Edhe në kryeqytetin e Maqedonisë janë parashikuar temperatura 38/40 gradë.
Kështu, pak orë para fillimit të super sfidës, dy stafet mjekësore te Zidane dhe Mourinho po përgatisin lojtarët për klimën afrikane. Zgjedhja për ta zhvilluar finalen në Shkup ka shkaktuar shumë polemika në ditët e kaluara, me UEFA-n që ka përfunduar nën akuzë, fajtore se ka zgjedhur një vend në rrezik, për sa i takon temperaturave të larta.
Para këtij problemi, zgjedhja për ta ndalur disa herë ndeshjen duket e pashmangshme. I përdorur nga FIFA me rastin e Botërorit të zhvilluar në Brazil në 2014-ën, “time out” është përdorur edhe në ndeshjen e zhvilluar me Milan-it dhe Craiova-s në “San Siro”.
