Sergio Ramos sot është bërë gazi i botës dhe – siç mund ta mbani mend mirë – ai nuk e ka për herë të parë. Gjatë seancës së fundit stërvitore të Real Madridit para finales së Superkupës së Evropës me Manchester United-in në Shkup, mbrojtësi provoi të gjuajë një top të nisur nga trajneri Zinedine Zidane dhe dështoi plotësisht, duke e dërguar sferën kushedi se ku.
Tifozët dhe gazetarët e pranishëm në stadium qeshën me kampionin e Evropës, por me siguri që ai do të përgjigjet me një performancë të shkëlqyer sonte (ora 20:45), si në 99% të finaleve që ka luajtur në karrierën e tij të lavdishme.
