Gjykata Europiane nuk do të ketë juridiksion në Britani

Gazeta Dita

Gjyqtari më i lartë në Britani i ka kërkuar qeverisë të jetë sa më e qartë për mënyrën se si do të zhvillohen ligjet e Mbretërisë së Bashkuar pas Brexit.

Lord Neuberger, i cili muajin e ardhshëm do të tërhiqet nga posti i presidentit të Gjykatës Supreme, thotë se gjyqtarët do të përballen me dilema pas divorcit të Britanisë me Bashkimin Europian.

Aktualisht, legjislacioni britanik është subjekt i vendimeve të marra nga Gjykata Europiane e Drejtësisë.

Kryeministrja Theresa May ka këmbëngulur se institucioni me seli në Luksemburg nuk duhet të ketë juridiksion mbi Mbretërinë e Bashkuar pas largimit nga BE.

Sidoqoftë, gjykatat e vendit do të vijojnë të interpretojnë jurisprudencën e gjykatës europiane edhe pas Brexit e pikërisht për këtë, Lordi Neuberger thotë se gjyqtarët kanë nevojë për udhëheqje. Sipas tij, gjyqtarët nuk duhen fajësuar për keqinterpretime në raste të paqartësisë.

Gjykata Europiane e Drejtësisë mbikëqyr aplikimin dhe interpretimin e ligjit europian dhe vendimet e saj janë detyruese për çdo shtet anëtar.

Gjykatat në Mbretërinë e Bashkuar nuk duhet detyrimisht t’i binden vendimeve të institucionit të përbashkët europian pas Brexit, por mund ta bëjnë këtë nëse e konsiderojnë si të përshtatshme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *