Google pushon inxhinierin pas mesazhit ofenduese për gratë

Gazeta Dita
 Një mesazh për pabarazinë gjinore në industrinë e teknologjisë i ka kushtuar vendin e punës një punonjësi të Google.

Javën e kaluar, inxhinieri James Damore shkroi në një material të brendshëm të kompanisë këtë mesazh:
“Shpërndarja e preferencave dhe aftësive të meshkujve dhe grave ndryshon pjesërisht për shkak të ndryshimeve biologjike dhe këto ndryshime mund të shpjegojnë përse nuk ka përfaqësim të njëjtë të grave në teknologji dhe lidership.”

Ka mjaftuar ky koment që inxhinieri Damore të humbasë punën e tij në kompani, për shkak të thyerjes së kodit të sjelljes dhe vendosjes së stereotipeve të dëmshme në ambjentin e punës.

Shefi ekzekutiv i Google, Sundar Pichai dhe menaxherë të lartë të kompanisë kanë planifikuar të organizojnë një mbledhje të stilit Town Hall për të diskutuar mbi diversitetin, nxitur nga ky incident.

Mesazhi ka hapur një debat të ashpër mbi trajtimin e grave në industrinë teknologjike të mbizotëruar nga burrat.

Vetë zv/presidentja e Google për diversitetin, Danielle Brown, iu kundërpërgjigj komentit të inxhinierit duke i konsideruar supozimet e tij lidhur me gjininë si të gabuara.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *