Neymar do të kushtojë 1 miliard. Duhet ndërhyrja e shtetit

Gazeta Dita

Në një intervistë të dhënë për “France Football”, presidenti i Lyon, Jean Michel Aulas, është kthyer të sulmojë PSG-në për operacionin Neymar, duke paralajmëruar se ky transferim mund të shkatërrojë futbollin francez:

“Këto lloj transferimesh duhen të kontrollohen, pas Platini UEFA ka humbur një nga mbrojtësit e “Financial Fair Play” dhe për këtë arsye duhet të kontrollojmë dhe verifikojmë se nga vjen financimi. Nëse FFP nuk ushtron funksionin që ka në Europë, duhet të ndërhyjë shteti francez.”

Më tej Aulas ka shtuar se: “Shpenzimi i përgjithshëm për Neymar do të shkojë deri në 1 miliard euro në 5 vitet e ardhshme. Këto transferime mund të krijojnë një flluskë spekulative që mund të shpërthejë në çdo moment. Është krijuar një sistem i parregullt që mund të përballohet vetëm nga investitorët e Katarit dhe ata të Emirateve të Bashkuara, falë gazit dhe naftës”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *