Kessie, “mbreti luan” që ka magjepsur Montella-n

Gazeta Dita

Franck Kessie ka qenë një nga operacionet më të mira të Milan-it në këtë merkato, që ka kaluar në plan të dytë për shkak të blerjeve tyë Leonardo Bonuçi dhe Lucas Biglia. Por “mbreti luan’ i Bregut të Fildishtë ka sistemuar të gjithë repartin e mesfushës kuqezi dhe ka bërë për vete Vincenzo Montella-n.

Është i fuqishëm dhe i aftë teknikisht dhe mund të ndihmojë skuadrën në faëzn mbrojtëse, duke ndërpreë aksionet e kundërshtarëve, por edhe në atë sulmuese, duke nxjerrë ekipin përpara. Gjithashtu, ai është një nga ata lojtarë që di t’i sulmojë hapësirat.

Një nga shqetësimet e Montella-s është pikërisht menaxhimi i ritmit me të cilin Franck Kessie luan gjatë ndeshjeve. Trajneri kuqezi duhet t’i mësojë se si të ruajë energjitë, në mënyrë që të mos pësojë rënie në minutat e fundit të ndeshjes. Edhe vitin e kaluar, kur luante me Atalanta-n, numri 79 i Milan-it ka pësuar një rënie në fazën e dytë të sezonit, edhe për shkak të aktivizimit në Kupën e Afrikës, në muajin janar.

Krahasimet me yjet e kaluar të Milan nuk kanë fund: nga Massimo Ambrosini te Marcel Desailly dhe Frank Rijkaard. Vetë Massimiliano Mirabelli, duke folur për të, ka zbuluar se e ka blerë edhe sepse i kujtonte Yaya Toure. Por Franck kessie është i ngjashmë më shumë me Juraj Kcka, mesfushori i shitur nga kuqezinjtë në këtë merkato pikërisht për t’i liruar vendin afrikanit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *