Ylberi ‘rozë’ mahnit qytetarët

Gazeta Dita

Një ylber i rrallë që kishte ngjyrë rozë u zbulua në perëndim të Anglisë, mbrëmjen e së hënës. Ekspertin e kanë përshkruar si ‘iluzion optik’ këtë fenomen të parë në Bristol.

Njerëzit kanë nxituar që të filmojnë momentin duke e komentuar si pamje të mahnitshme dhe të bukur.

Meteorologu Simon King nuk kishte ndonjë emër të vecantë për ylbërin ‘rozë.’

“Ne kemi një ylber të rregullt që shkaktohet nga pikat e ujit në atmosferë që pasqyrojnë dritën e diellit në spektrin e ngjyrave të ndryshme. Pjesa tjetër është muzg i shkaktuar nga ndricimi i dritës së diellit që duhet të kalojë në atmosferë më të madhe  për të sjellë ngjyra të tjera. Për shkak të këndit të ulët të diellit ne shohim vetëm ngjyrën rozë,” – tha ai për BBC.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *