FBI bastis shtëpinë e ish-kreut të fushatës së Donald Trump

Gazeta Dita

FBI ka bastisur shtëpinë e ish-kreut të fushatës presidenciale të Donald Trump, Paul Manafort  në Virginia.

Sipas mediave amerikane agjentët federalë thuhet se kanë sekuestruar dokumente dhe materiale të tjera gjatë bastisjes në orët e para të agimit të 26 korrikut,  një ditë pasi Manafort u takua vullnetarisht me Komitetin e Inteligjencës së Senatit.

Manafort u largua nga drejtimi i fushatës pas dyshimeve mbi lidhjet e tij me të huajt.

Zëdhënësi i Manafort, Jason Maloni, i konfirmoi medias amerikane se agjentët federalë kishin “ekzekutuar një urdhër kërkimi në një nga rezidencat e Z. Manafort”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *