FOTO/ Aksident në Elbasan, dy makina përplasen ‘kokë më kokë’, tre të plagosur

Gazeta Dita

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit, ku kanë mbetur të plagosur tre persona.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në dalje të qytetit, pak metra larg rreth rrotullimit. Një automjet me targa greke është përplasur me një automjet tip “Benz”. Përplasja ka qenë e fortë dhe të dy automjetet kanë pësuar dëmtime në pjesën e përparme.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë policia rrugore e cila ka administruar trafikun në këtë aks rrugor. Ndërsa një ambulancë ka transportuar për në urgjencë të lënduarit të cilët po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore

aksident Elbasan (2)

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *