Më në fund, magjistari Arjen Robben sot kreu një seancë të plotë stërvitore me skuadrën e Bayern-it, për herë të parë nga dëmtimi i tij i fundit. Javën e kaluar, trajneri Carlo Ancelotti tha se holandezi do të rikthehej shpejt në stërvitje dhe kështu ndodhi.
33-vjeçari u dëmtua në kofshë nga mesi i korrikut, duke luajtur tenis gjatë pushimeve. Rezultati: mungesë në turin veror në Azi, në Kupën “Audi” dhe në finalen e Superkupës së Gjermanisë. Epo, ky është Robben me këmbët e tij prej xhami!
Thiago Alcantara, Javier Martinez, Juan Bernat dhe James Rodriguez janë të pafatët e tjerë, të cilët janë dëmtuar këtë verë dhe ende nuk mund të stërviten. Shkurt: Don Carlo, edhe nëse ka ndërmend ndonjë ide të re për formacionin, duhet të presë disa javë.
