Çfarë po paralajmëron ish-deputeti i PD-së? “Qeveria e re do ketë surpriza”

Gazeta Dita

Ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi paralajmëron se qeveria “Rama2” do të ketë surpriza. Ai nuk ndalet në asnjë emër konkret, por thotë se aty do të ketë disa emra që nuk u shkojnë në mendje kurrë shqiptarëve.

Në një shkrim në “Facebook”, ai thumbon edhe Lulzim Bashën dhe marrëveshjen që ai ka bërë me Ramën.

Statusi i plotë:

E KAM NJË PARANDJENJË PËR QEVERINË E RE

E kam një parandjenjë që do ketë shumë befasi në qeverinë e re të Edi Ramës. Mund të shikoni në shtator burra e gra, për të cilët nuk ia ka vajtur mendja kurrë. Që mund të mos jenë marrë asnjë ditë të vetme me politikë, apo që mund të kenë qenë në hall të vet diku në rreshtat e fundit të saj. Mënyra si po sillet “timonieri” pas 25 qershorit të çon në këtë përfundim.

Dhe kjo shkon përtej arrogancës së 4 vjetëve të shkuara, kur fjalimi i parë i tij në parlament mbahet mend vetëm për shprehjen “prisni, prisni, se nuk keni parë gjë akoma”. Është karshillëku i atij që mendon se ka fituar i vetëm dhe se nuk ka më kë e ndan “plaçkën e luftës”.

Ndaj edhe po tallet me të gjithë bashkëpunëtorët, si me ata që janë ende në detyrë, por edhe me ata që po presin më kot që të vlerësohen një ditë për mundin dhe kontributet. Të cilët po rrinë e vështrojnë të depersonalizuar se mbase deri në vjeshtë i ndërron mendja udhëheqësit suprem.

Në këtë pikë ka mbërritur plotfuqishmëria e liderit në partitë tona, që po degradojnë dita-ditës. Ndaj edhe nëse nuk shikoni fytyra të diskretituara në polifoton e kabinetit të ri të Edi Ramës, mos u gëzoni kot, se asgjë nuk do të vijë për mirë. Ju mjafton “timonieri” për ta ditur që tani se çfarë ngjyre, çfarë ere dhe çfarë shijeje do të ketë qeveria e re. Dhe mos mendoni se ulja në stolin e deputetit të disa ministrave do të rrisë cilësinë e parlamentit. Sepse do të shkojnë aty kokëulur dhe nuk do të ndihen fare, por do të flasin vetëm nëse dikush u përmend emrin.

Sepse e kanë pranuar vetë fatin e tyre, që kur ushqyen për vite me radhë rritjen e përbindësishit. Është e njëjta sëmundje, madje më e rëndë, që ka pushtuar prej kohësh edhe opozitën. E cila fazën e vet akute e pati në 3 muajt e fundit, kur Lulzim Basha u shndërrua papritur në një bajloz dhe i bëri vetë të gjitha.

Çadrën, Republikën e Re, listën dhe fushatën. Por ndryshe nga “timonieri” u shpërlblye me çelësat e kashtës më 25 qershor. Por kjo nuk e dekurajoi fare, sepse si trim i çartur udhëhoqi një tjetër betejë ku doli triumfator duke mundur 9 me 1 Eduard Selamin.

Po ta shikosh me vëmendje, të dy ortakët e marrëveshjes së 18 majit kanë vetëm një merak, të jenë të rrethuar nga vartës të bindur dhe servilë gjithëfarësh. E vetmi ndryshim është se “timonieri” i do që të kenë emra, por që të mos flasim, ndërsa tjetri ka frikë edhe nga emrat.

Nëse do ta lemë që ta zgjasë edhe pak ky fenomen i shpifur, që vetëm me politikën moderne nuk ka lidhje, nuk do të ketë më nevojë fare për parlament. Sepse mjafton që të shkojnë në sallën e Kuvendit vetëm dy burra, fituesi dhe humbësi. Dhe atdheu do të jetë më i përfaqësuar se kurrë.

Share This Article
9 Comments
  • Cfare eshte ky figure karagjozi qe i kushtohet kaq vemendje?
    Nqse luli i saliut,do ta kish futur ne liste,mbas kesaj kjo kone gjenetike nuk kish per te angullitur kurre.
    Dhe se fundi e di shume mire,ish Saliu ai qe i dha shqelmin nga lista.Por kjo kone nuk e krruan me te se mund te perfundoje fare ne rruge.

  • Ngordhi per tu bere “njeçike magazinier”.
    Po shko bej pushime ,o njeri, se nuk kur sheh endra e I beson, behesh akoma me qesharak se je.

  • Historikisht gjithe parashikuesit “analist” te djathte nuk u del parashikimi.Keshilloj te mos bajne parashikime per te ardhmen se dalin kertolle(huq).
    Para dhe gjate luftes,deshtak.Mbas 50 vjet heshtje qe nuk guxonin as te pjerdhin sidomos kur hanin fasule e jo ma ne raste te tjera.Mbas tranzicionit qe nuk iu mungoj asnjihere e drejta per te qeverisur perseri kertolle dersa u ngujune ne cader dhe po shuhen duke hanger vetveten.Kjo do vashdoj derisa Patozi ti gjej vendin e strehimit te gishtit e te mos duket.Boll po ja don deshira ne mullaqet e Bashes po nuk e lejon Berisha.

  • Qe une te te bej kryeminister ty o Titi , s’è bej dot . Shkrime si ky i sotmi , i djeshmi , i par……, etj , nuk e ndrojne timonierin . Po edhe çelsat e kashtes nuk ndryshojne pronar . Ti , ti çfare ben qe rri akoma te kashta ? Apo mendoj qe do ti varin çelsat ne qafe , e te thone merre partine . Ne nje stalle ku ka vetem derra , nuk mund te rrijne edhe qingjat . Prandaj o dil me Program e krijo nje force tjeter . Ose rriji m…siper e mos e trazo se vjen ere . Po ça i kendon mor njeri , i njejti avaz . Ramen e votoi shumica , dhe e di ai se ke ve e ke heq . Ti vetem sa qurravitesh per karriken e humbur . O je , ose ben sikur je . Per te sjelle ca ne vete Astrit . Zgjedhjet e tjera nbahen ne 2021n. Deri atehere merru me ndonje Pune . Boll kemi Zhejin , Bushatin , e Fevziun . Te fala grupit te rebeleve ( harabeleve ) .

  • Vazhdo mallengjeu me ate kitaren ti vella e mos ja qaj hallin Edi Rames.. Ngele duke thurur konspiracjone, Je pa shije si karakter.. Flet kot pa lidhje si Blushi.. Edhe 3 muaj dhe do harroheni..

  • Qe ishe ne listat e PD deri sot ta quash fat sepse ” te zuri rrota bishtin ” per shkak te rrethanave apo arsye te tjera te mekanizmit absurd, servil dhe kriminal te funksjonimit te asaj partie. Por kjo s’do te thote qe ti te mendosh per vete se je dikush, mbaj pak frena. Te ka zon hall i modh, po mos u dorzo. Po bojne pare te modhe katonaret tuj shit fiq e damote te plazhi Gjeneralit, turru ene ti Tito e bo nonji dhice.
    PS: Nje keshille, mos u qeth ballaboks se te del qafa si katruve. Lene me lesh, mos e rruj si paraardhesi yne se ke mo lezet ene kripe se lloqet poshte e perpjete. (Jo lloqet e .Kacajes se atyre u vjen anes)

  • Patozi, je nje legen i shpuar, duhet te kuptosh qe nuk ke asnje vlere ne politike. Ke qene gjithe keto vite vetem nje SERVIL.

  • Astrit Pathosi ka zevendesuar denjesisht keto dite te nxehta vere Andushin e Bushatajve me nje ndryshim te vogel qe nese Andushi eshte nje kriç qe nuk rritet,ky i dyti eshte gomar i gjalle!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *