Leonardo Bonucci është kapiteni i ri i Milan. Lajmi qarkullonte në kampin kuqezi që nga momenti kur ai u bashkua me skuadrën e Milan, pas transferimit nga Juventus, por pritej ndeshja e parë si titullar e mbrojtësit, për të zbuluar vendimin e Montella-s dhe të klubit.
Numri 19 kuqezi trashëgon shiritin e kapitenit nga Riccardo Montolivo dhe pikërisht në miqësoren që po luhet në Catania, kundër Betis, po udhëheq shokët e tij të skuadrës për të parën herë. Së fundmi, tifozët kuqezi kishin shprehur disa mëdyshje në lidhje me zgjedhjen e klubit.
