Kryeministri australian, Malcolm Turnbull paralajmëroi sot se konflikti me Korenë e Veriut do të ishte shkatërrimtar, pas rritjes së tensioneve midis Uashingtonit dhe Phenianit.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha dje se do të përgjigjej me “zjarr dhe zemërim” nëse Koreja e Veriut do të vazhdonte me kërcënimet bërthamore ndërsa Pheniani ka lajmëruar se është duke shqyrtuar një sulm me raketa kundër territorit amerikan të Guamit.
Gjatë një konference për shtyp, në Canberra, Turnbull u tha gazetarëve se e vetmja mënyrë për të ndaluar kërcënimet e Koresë së Veriut ishte “presioni maksimal ekonomik” duke mbështetur sanksionet reja të vendosura nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.
Ministrja e Jashtme, Julie Bishop tha se situata mund të përfshihet në një konflikt akoma më serioz duke u bërë thirrje të gjitha palëve të tërhiqeshin për të shmangur pershkallëzimin e krizës.

E qarte ,,secili therret..o nena ime….sepse bomba berthamore nuk eshte nje loder …nuk eshte nje çeshtje diletantesh….Australia ndodhet ne rrezen e raketave koreanoveriore ,,,dhe nje kontinent nuk eshte e mundur qe ta garantosh …Dhe Kimi ..nipi,,,,ne se nuk arrin dot SHBA…do te synoje Seulin ,Tokion ,Sidnejn…Prandaj,ne situaten e arritur e vetmja rruge mbetet marreveshja,,ulja e tensionit ,largimi i armeve berthamore nga gadishulli korean ,garanci nderkombetare se askush nuk do te perpiqet te destabilizoje Korene e Veriut …Diktature ,gjysem diktature ,demokraci ,reforma apo shtypje ,,le te vendosin vete koreanet per fatin e tyre..Shembulli i Afrikes veriore eshte deshmi e nje deshtimi total …zhvillimet shoqerore nuk mund te eksportohen…O
OKB : ORGANIZATA E KRIMINELEVE TE BASHKUAR