(Turqizmat dhe barbarizmat po mbytin gjuhën e ndritur shqipe)
Tani që po shkruajmë,
në tonin Dovlet,
kemi një ushtri,
me analfabetë!
Dhe fjala “Dovlet”,
është turçe me bisht,
po unë e përdora,
atë qëllimisht!
Turqizmat mësynë,
gjuhën arbërore,
me to janë mbushur,
këngët popullore!
Se shumë këngëtarë,
me formim hajvani,
ato i mendojnë,
si fjalë tabani!
Ndaj kur shkruaj këngë,
unë e di se ç’heq,
se s’dua të mbjell,
nga ky bar i keq!
Kur më vinë mesazhet,
vendi si më mban,
kur më thonë: “Na shkruaj,
një tekst me taban!
Një këngë tabani,
me fjalë të rënda!”,
dhe mua një thikë,
tak-më shpon tek zëmra!
Shumë nga ta s’e dinë,
se janë turqizma,
se me kohë kanë rënë,
këto barbarizma!
Unë nga istikami,
kurrë nuk lëviz,
dhe me gjuhën shqipe,
kurrë s’bëj kompromis!
Dhe këngët e lehta,
të njëjtin hall kanë,
një anglishte e trashë,
futet pa doganë!
Bejbi-bejbi-bejbi,
kaq shumë është lakuar,
sa sot mund të quhet,
një fjalë e shëmtuar!
Bejbi edhe love,
janë atavizma,
dhe e vrasin shqipen,
njëlloj si turqizma!
Po ku ta dinë sot,
këta mëndje gjorë,
se për gjuhën shqipe,
kanë rënë dhe dëshmorë!
Kjo rracë idiote,
ende s’e kupton,
se është gjuha shqipe,
nën një agresion!
Kur dëgjon shëmtimin,
pina-pina-pina,
ke nevojë vërtetë,
të pish aspirina!
Vijnë këngëtaret,
në salla të ndritshme,
me një gegërishte,
krejt të neveritshme!
Një vajzë nga Vlora,
që flet labërishte,
për faqe të zezë,
këndon gegërishte!
Neve që krejt ndryshe,
e kemi dëgjuar,
na bën për të vjellë,
gjuhë e sakatuar!
Dhe pse halle shumë,
po kalon ky vend,
polici e gjuhës,
na duhet urgjent!
Polici e gjuhës,
për të mbrojtur vlerat,
ta pastrojë shqipen,
nga gjembat dhe ferrat!
Tekstet të kalojnë,
të gjithë në zigj,
të thuhet-shëmtimi,
ndalohet me ligj!
Asnjëherë censura,
s’është e tepruar,
kur gjuhën-si buçet,
keq e kanë kafshuar!
Agresion mbi gjuhën,
më sose-më trete,
pastaj gjuhë e shkruar,
është një plagë më vete!
Ata që kanë lindur,
pas vitit Nëntëdhjetë,
shqipen tonë të ndritur,
shkruajnë për ibret!
Gjuhën tonë të ndritur,
shkruajnë për ibret,
dhe mijëra e mijëra,
janë analfabetë!
Mësues’ i parë,
është kryesori,
po këtë s’e dinë,
djalli që e mori!
Gjuha na dallon,
nga kombet e tjera,
por gjuhë e Naimit,
pa gjemba dhe ferra!
Atë që s’na bëri,
pesëqind vjet Turqia,
u bë për pak vite,
nga “demokracia”!
A. Duka

Si gjithmon largpams i MADHI DUKA!!!!
Bravo arben. Shiko apo lexo gazetat dita dhe tema sa shemtuar duken fjalet angleshte qe fusin.
Degjo analiste e opininioniste kur flasin
Të lumtë … dhe akoma se kuptoj pse i kanë nxjerrë si të tepërta “ë” dhe “ç”.
Ti se kupton se ne fakt duhet ta shkruash ” s’e kuptoj”.
Me pelqen shume fjale e bukur shqipe “IBRET” qe ke perdorur o bejtexhiu yne psiko.
Verioret nuk i shqeteson toskerishtja
pse jugoret i vret gegerishtja…
Dialektet e pasurojne gjuhen.
Ngado qe t’i biesh neper bote flasin me dialekt dhe nuk e shajne njeri tjetrin dhe nuk e quajne shemti si ju Duka perkundrazi….
Turqizmat jane qe ne kohen e qepes nuk kane hyre sot…pa çka se telenovelat turke ne Shqiperi jane teper se duhet prezente
O Arben Djali, te kendofte zemra gjithmone, o Poet!
Ky hall i madh qe e ka zene Shqipen nga analfabetet funksionale, eshte me e pakta, por ajo qe na shqeteson tej mase kendej nga Shqiperia “londineze” eshte masakrimi qe i behet shqipes nga TV-te kosovare dhe te tjere qe jane ne gjuhen shqipe rreth nesh eshte problemi i drejtshqiptimit te Gjuhes Standarde Shqipe. Eshte e pamundur te ndjekesh keta televizione, sepse te çmendin me shqiptimin arkaik. A thua se nuk kane qene delegatet e Konresit te Drejtshkrimit nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Diaspora qe e vulosen me 1972 drejtshkrimin dhe drejtshqiptimin e Gjuhes se Njesuar Letrare Shqipe.
O Arben, thuaji Prof. Rexhep Qoses te leshoje kushtrimin dhe t’iu hedhe buçimat e bubullimave atyre qe po e sakatojne rendshem Shqipen me shqiptimin banal, qe rrezik qe ne te kesaj ane t’i heqim fare kanalet televizive te Kosoves!
Pershendetje, i dashur poet!
Dashje pa dashje,duke vlersuar,”gjuha e Naimit pa gjemba dhe ferra”.I ke ba nji karrambol kongresit te drejteshkrimit qe gjuha letrare shqipe asht e kushtezuar me perdorimin e dy dialekteve.
Tashti ky kushtezim nuk vlene per te justifikuar perdorimin e dy dialekteve.Sepse Naimi ka shkruar shume vite parase te behet drejteshkrimi i gjuhes letrare.Nese pranohet gjuha e Naimit pa gjemba dhe ferra.Atehere gjuha letrare asht e bazuar teresisht ne dialektin toske.
Z.Ardi!
Asht e vertete se verioret nuk i shqeteson toskerishtja.E di sepse.Sepse qe diten e clirimit e derisa u mblodhe kongresi i drejteshkrimit dhe vendosi perfundimin e gjuhes letrare,geget mesonin qe nga abetarja te shkruaren e Naimit pa gjemba dhe ferra.
Pavarsisht kritikes.Jeni inderuar dhe i rrespektuar si nji krijues i vecant ne vargezimin e cdo episodit qe paraqet shqetesime mbi shoqerin sot ne cdo drejtim.Njikohesisht duke iu pershtatur krahasimeve te dy karatereve te sistemit dje (monist) dhe sot “demokratik” kapitalist.
Asnje nuk ka problem me gegerishten problemi eshte se kjo e folut nuk eshte as gegerisht . Sa per sqarim te disa kokebosheve . Te gjitha vendet Kane dialekte te gjuhes . Por gjuha standarte eshte nje . Mos i bini anes duke menduar se toskerishtja eshte gjuhe e imponuar . Kongresi i gjuhes u miratua unanimisht nga te gjitha trevat shqipfolese . Ndersa per bastardimin kafsheror te kesaj gjuhe , faji mbetet i shtetit . Ne nje republike banane-je , edhe gjuha do cungohej . Dhe degradimi vjen pikesepari nga parlamenti . Lere pastaj media e shkruar , elektronike , e vizive . Koto punojne pa filter fare .Te mendosh qe pas 44s , 85% ishin analfabete . U desgen te kalonin vetem tre dekada , dhe Shqiperia te kishte gjuhen e vet zyrtare . Qe mund te studiohej mbi baza shkencore si gjuhe e kompletuar .
SHO MORE PIRDHU.
Te lumte pena more Duka eshte shume e vertete kete qe na ka bere demokraci sna e ka bere dhe turku,çdo gje ka dale prej binaresh duhet nje nate shndreu me i permend te gjitha se populli i din.Me universitet demokracie nuk din me shkruajt emrin e vete çfar pret tjeter!!!!!!.
Jemi te nje mendje me ju zoti Arben Duka!