Deputeti Eduart Ndocaj i ka shpëtuar një aksidenti që ka ndodhur në Parma të Italisë.
Ka qenë vetë deputeti Ndocaj që ka publikuar disa foto nga aksidenti, ku makina e tij duket përmbys në autostradë dhe e shkatërruar.

Ndocaj tregon se si ka ndodhur aksidenti dhe falënderon Zotin që ka arritur të shpëtojë.
“Të dashur miq, falënderoj Zotin që kam shpëtuar nga një aksident shumë i rrezikshëm.
Në autostradën për Parma jam përplasur duke u rrokullisur disa herë me makinë e as vetë e kuptoj se si kam shpëtuar. Falënderoj Zotin për këtë!
Kjo është gjendja e makinës pas aksidentit! Tani jam mirë dhe ju përshëndes të gjithëve!”, shkruan Ndocaj.


Z;Ndocaj, pershendetje dhe falenderojme zotin qe te shpetoi nga nje aksident i rezikshem.sHPESH HERE zOTI VE DORE MBI NJEREZIT E DLIRTE DHE PAQEDASHES SI EDHE ATA QE JANE BESILMTARE; Z;NDOCAQJ NJE PERSONAZH SHUME I MIREDASHURE NGA SHQIPTARET ME CILTERSI DHE HUMORE DHE DASHAMIRES PER KEDO;I UROJM SHERIM TE SHPEJT ;
nje idoit me pak