FRD: Ky proces zgjedhor do sjellë një kapitull të ri në politikë

redaktor

Fryma e Re Demokratike u ka bërë thirrje shqiptarëve që të dalin për të votuar, duke theksuar se kështu dëgjohet zëri i tyre.

Zëdhënësja e FRD, Eni Feruli, tha se FRD është e bindur se ky proces zgjedhor do të sjellë një kapitull të ri politik në Shqipëri.

“FRD ka bindjen se ka ardhur koha që vota masive qytetare të përcaktojë Shqipërinë e nesërme, dhe sot, kushdo që ka pasur pakënaqësi apo zhgënjim, kushdo që ka dashur që gjërat të ecin më mirë, që qytetarët të dëgjohen dhe të respektohen në të drejtat e tyre, që zëri juaj të këtë vlerën e duhur, sot është koha të flisni. Flisni me votë.

Me këtë rast FRD shpreh sigurinë dhe bindjen e plotë se procesi zgjedhor, që po përfundon, do të sjellë një kapitull të ri politik në Shqipëri, duke i dhënë fund modeleve të vjetra të tranzicionit, të cilat edhe sot krijuan ngjarje të rënda dhe cenuan jetët e pafajshme dhe solemnitetin e aktit të votimit. Ndaj bëjuni pjesë e këtij procesi, sa më parë, sa më shumë, sa më aktivë, sa më të bindur se po bëni gjënë e duhur. Votë masive për mbylljen e tranzicionit. Votë masive për shtetin që na mungon dhe qytetarët, për qytetarinë dhe moralin politik,” tha Feruli.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *