VIDEO/ Kryeinspektori godet me grushte vartësin në mes të rrugës. Policia e shtrin në tokë

Gazeta Dita

Një sherr i pazakontë ka ndodhur në qytetin e Vlorës ditën e sotme. Kryeinspektori i Mjedisit, Ersid Hasanllari ka goditur me grushte në fytyrë vartësin e tij pas një mosmarrëveshje për një gjobë që ai nuk e kishte vendosur.

Pamjet e sherrit janë shpërndarë nga Policia. Më pas, kryeinspektori është arrestuar disa minuta më vonë nga Policia.

NJOFTIMI I POLICISE

Policia ndalon Kryeinspektorin pranë Drejtorisë së Inspektoriatit të Mjedisit për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”. Më datë 10.08.2017 Specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Polcisë Vlorë, kanë bërë ndalimin e shtetasit :

Ersid Hasanllari, 28 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Durrës. Ndalimi i tij u krye pasi më datë 09.08.2017, ka bërë kallëzim penal shtetasi E. B., 33 vjeç, banues Vlorë, me detyrë Inspektor i Mjedisit pranë Inspektoriatit të Mjedisit, dega Vlorë, i cili ka kallëzuar penalisht shtetasin Ersid Hasanllari me detyrë Kryeinspektor pranë Drejtorisë së Inspektoriatit të Mjedisit, dega Vlorë, sepse ky i fundit ka goditur shtetasin E. B., gjatë ushtrimit të kryerjes së detyrës së tij.

Kryeinspektor Ersid Hasanllari ka ofenduar nëpërmjet telefonit vartësin e tij shtetasin E.B, me pretendimin se pse s’ka shkuar të vendosë një gjobë në një subjekt privat. Më pas Ersidi është konfliktuar fizikisht me vartësin e tij shtetasin E.B, duke e goditur me grushte me pretendimin se është vonuar në vendosjen e gjobës së subjektit privat.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pamjet filmike dhe celularët, si dhe prova të tjera. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.

Share This Article
3 Comments
  • Lindur ne Skrapar, me banim dhe shtepi ne Durres ne tokat e vjedhura, me pune Kryenspektor ne Vlore, mos e beso po deshe.
    Po te jesh i LSI se Like Florit cdo gje eshte e mundur.

  • LINDUR NE SKRAPAR…

    banues ne Durres e me pune ne Vlore ? Hec Edi i dallandysheve bishtprera perpara ne ShqiperineQeDuam!

    Lejo edhe te mbaje nje tufe cjeperish ne Burgajet, te prodhoje vere e musht ne Perlat te Mirdites e ne darke para se te fleje, te punoje sipas takatit ne ndonje restorant te Brrakes ne Tirane per te rrumbullakosur, pagen e dites per te mbijetuar…

    Qenkerka nga ajo krahina ku me “qetesi e dashuri” bejne te korruptuarin e turnit, dikush me shifra marramendese prej 700 mije eurosh per nje koncesion per ndertim HEC-i, e dikush me veze te thyera ne koke per nje allishverish me dyqanet e tregtimit brenda aeroportit Nene Tereza, aty afer Gerdevit te bombave qe vrasin njerez te pa fajshem.

    Jepi Edi i Zahos dhe (mbase) i Gregut, se keshtu te duam, te paster, te kthjellet (pas nje strishimi te pluhurit te bardhe) e bombacuk me shkarpa VIp te kuqe.

  • Ky palo president do varur per gjuhe! Mori tere soj e sorollopin dhe qelbi dynjane! Dhe sa kohe do presim ta shohim me byzylyke ne dore ate moster?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *