Ekonomia në Eurozonë u rrit me 0.6% në 3-mujorin e parë 2017, ndikim pozitiv edhe në Shqipëri

Gazeta Dita

Ekonomia e Eurozonës ka shënuar një rritje prej 0.6% në tremujorin e parë të vitit, duke dhënë ndikim pozitiv edhe në ekonominë shqiptare.

Banka e Shqipërisë publikoi raportin e Politikës Monetare për 3-mujorin e III të vitit, ku evidenton se kjo rritje ka qenë më e lartë se tremujorët e mëparshëm, si dhe i ka kaluar vlerësimet dhe pritjet paraprake të agjentëve financiarë.

Faktorët që kanë kontribuar pozitivisht kanë qenë shpenzimet konsumatore dhe investimet. Kërkesa e huaj, ndërkohë, ka qenë me ndikim neutral këtë tremujor, citon raporti.

Sipas BSH-së, treguesit e tërthortë dhe ata paraprakë mbi dinamikën e prodhimit në tremujorin e dytë sugjerojnë për vijimin e rritjes ekonomike në Eurozonë, me të njëjtat ritme si ato të tremujorit të parë.

Lehtësimi i vazhdueshëm i politikës monetare dhe kushtet më të favorshme të financimit në tregjet financiare janë reflektuar tek rritja e kredisë ndaj bizneseve dhe individëve gjatë kësaj periudhe. Rreziqet ndaj rritjes shfaqen të balancuara, ku zhvillimet politike botërore qëndrojnë në anën e poshtme.

Ndërsa inflacioni ka shfaqur ngadalësim në tremujorin e dytë, pas rritjes afër nivelit të shënjestruar nga BQE-ja në tremujorin e parë. Për më tepër, inflacioni bazë vijon të jetë i ulët. Projeksionet e fundit e shikojnë atë në rritje graduale në terma afatmesëm, thuhet në raportin e BSH-së.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *