Disa ditë më parë, “Zona e lirë” e TV Klanit na afroi thuajse djallëzisht një fytyrë të montuar të Berishës. Ne pamë një njeri të marrë peng nga nevoja për t’u dukur në ekran si një frymor i zakonshëm. Mund të themi se nuk ishte e vështirë të kuptohej regjizura e sforcarur dhe kujdesi publicitar për të shitur në publik imazhin e një politikani të paqtë. E bënë këtë gjë me pandershmërinë që jep liria e ndotur dhe e tepruar e një zone marketingu të politizuar, siç është ky emision; njëlloj i qartë është edhe përfundimi: Saliu u shit! U shit si shitet një dhi plakë në Pazar, që më parë i kanë bërë banjë në kroin e malit dhe e kanë krehur, për t’u dukur e re dhe e pastër. Të shesësh diçka që nuk vlen, si mishi që nuk zjen, kjo është punë mbi të gjitha punët! Ra në sy përpjekja për ta shitur si një shenjtor kryeministrin; moderatori i këtij emisioni mund të ketë kaluar shumë kufij të normalitetit dhe etikës, por nuk është aq idiot sa mos e kuptojë që kryeministri ka një kryq shumë të madh mëkatesh në shpinë për të qënë i tillë. Ndaj e la kryqin e tij pas perdhes së ekranit. Dhe ç’na doli? Një gjysh babaxhan e shpirttrazuar në prespektivë, që lexon shumë, që ka kujtesë të fortë, Ipad, familje të madhe, që ka një shtëpi, por që është i varfër si ipeshkvi të cilit Zhan Valzhani i Hygoit i vodhi shandanet.
Shteti imoral i Berishës e nxiu fytyrën në këtë fushatë. Ç’ndodhi në Tiranë? Një turp institucional i paparë, i drejtuar nga kokat pa supe të kryebashkiakut dhe kryeministrit. Tirana është kthyer sakaq në një kantjer ndërtimi, ndërsa vetë “kryetari” karafil i Bashkisë është kujdesur t’u jepet rrugë e lirë ndërtimeve pa lejë në cdo kënd në shkëmbim të votave për Partinë Demokratike. As në kohët tona më të errëta nuk ka ndodhur një njehsim i tillë i hapur i shtetit me Partinë, apo i Partisë me mercenarë. Është si një energji e keqe, nderur në atmosferë, që prek. Që bën presion. Që poshtëron lirinë e njerëzve për të zgjedhur e dhënë pushtet . Ministrat milionerë paguajnë kamionë me ushqime për të ushqyer injorancën dhe mjerimin e votuesve të verbër që shesin fatin e fëmijëve për një thes miell, krunde a trahan. Drejtorat që kanë më shumë yndyrë se gjak në damarë, krejt injorantë, vijnë si xhindër rrugicave me shkopin e rrufeve gati të ndëshkojnë cdo të pabindur të administratës së sëmurë të Saliut, nëse këta nuk i shumëfishojnë votat në favor të pushtetit që “i mban me bukë”. Mësues militantë, që s’dinë mirë të lexojnë detyrat e nxënësve në shkolla, mbajnë peng nxënësit në provime, me rezultate që varen jo nga dijet e tyre por nga premtimi i prindërve për votën që duhet t’i japin PD-së. E kështu, në cdo cep të ndërgjegjies kolektive, Saliu ka hyrë me gjithë mercenarët e tij për të bërë terror elektoral ndaj atyre që nuk e votojnë maskën bastarde që kompozoi turpshëm emisioni i sipërcituar. (me gjithë këngëtarët lëpirës në panel).
Por, Sali, nuk mund të jesh. Pudrat dhe maskat në fytyrë nuk mund të të mbajnë më në pushtet: Ti nuk je në një garë, por je në një sfidë Ti nuk ke më përballë vetëm popullin tënd, që e ke shkelur me këmbë, por ke përballë kohën, llogjikën civile, sensin real të zhvillimit. Me kohën, me pulsimin e saj, askush nuk mund ta verë. I ke shpuar zemrat ashtu si tuneli i Elbasanit ka shpuar malin e Krrabës, por nuk mund t’u marësh shqiptarëve lirinë. Ti nuk ke përballë kohën tënde; askush nuk ka kohë të merret me pendimin apo perëndimin tënd; ti ke përballë kohën e shkuar dëm shqiptarëve, për shkakun tënd, sa kohë ti ke qënë ngarkuar ta menaxhosh atë. Ke përballë mëkatet e tua, kryqin tënd, bërë e krijuar në këtë kohë. Janë shumë. Gjithëçfarë ke bërë, nuk i kanë sjellë vetëm të këqija popullit tënd, mbërthyer si gozhdë larg në të shkuarën. Ti i ke sjellë përgjithmonë dëshpërimin, zhgënjimin, dhimbjen, mjerimin. E ke shtyrë këtë vend buzë një gremine, nga e cila do na duhet kohë të gjithëve të shpëtojmë. Nuk është se thjesht ti ke vjedhur bashkë me të tutë votat dhe palcën e pasurisë së brishtë të kësaj shoqërie, të cilën edhe e ke vrarë. Ti ke vrarë shpirtin e shqiptarëve, duke ju shuar atyre besimin. I ke shuar shpresën, duke ju prishur endrrat. I ke mbajtur me thonj në të shkuarën, për shkak se nuk mund ta pranosh dhe durosh të ardhmen e tyre, që do të jetë ndryshe. Do të jetë e lirë. Do të jetë pa ty! Sali, nuk mund të jesh, nuk do të jesh!

Vetem vdekja natyrale, ose plumbi (si Gadafit), e largon monstren e Vicidolit.
sot shqiptaret e dhane verdiktin e tyre,shqiptaret i hapen rrugen rilindjes dhe sot rilindja ka triumfuar mbi rrenimin
sot saliu nuk eshte,sot ne kemi zgjedhur te jetojme ne shqiperine e rilindur dhe te udhehiqemi nga edi rama
ne besojme tek edi rama besojme tek skuadra e rilindjes
Saliu s’do te jete me plaku I bezdisshem qe cmendi tere dynjane duke bertitur lart e poshte qe hedh balte mbi opoziten, s’do te jete me fare pjese e politikes shqiptare, do dale ne pension dhe do te rilinde Shqiperia dhe e gjithe PD.
Saliu s’do te jete me kryeminister, shqiptaret nuk e duan me, ai ka marre shume jete njerezish, ka plackitur pasurine kombetare, shqiptaret nuk do ta zgjedhin me qe ai te vazhdoje me politikat e tij te rrenimit. Ky ishte fundi I karriere se tij.
fitorja eshte e pa diskutueshme sepse pjesmarrja vete tregon fitoren e opozites …ramam aka fituar sepse shqiptaret duan nje qeverise me te mire e qe do ta kene me ramennnnnn fitoreeeeeee
saliu nuk mund asseis te fitoje me sepse shqiptaret me pjesmarrjen e e tyre treguan se duan te fitoje opozita e cila ka nje program konkret per t i qeverise dhe jo nje tub genjeshtrash si ato te berishes fitorrr rammmmmaaaaaaaaaaaaaaa
Me ne fund perfundoi dhe sundimi i tmerrshem i berishes. Per fat te mire shqiptaret u sensibiluzuan duke votuar masivisht dhe me voten e tyre e ndeshkuan berishen duke e hequr nga pushteti. Edhe ne ajer ndjehet fryma e Rilindjes!! 🙂
tashme saliu ka vdekur dhe ne nuk kemi deshire qe te shprehim formalisht as ngushellimin tradicional: te te rrojne femijet, pasi ata jane me te ndyre se ai vet.
Te pakte jane ata qe dine te terhiqen ne momentin e duhur.