Ambasadorët e BE-së ndjekin bashkë përfundimin e procesit të votimit

redaktor

Kreu i prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Eugen Wollfarth pak para se të përfundonte procesi i votimit në të gjithë qendrat e votimit e vendit mblodhi në një takim në “Hotel Sheraton” ambasadoret e BE-së të akredituar në Tiranë.

Në qendër të takimit mësohet të ketë qenë situata zgjedhore si dhe ndjekja e përfundimit të procesit të votimit.

Nga zyrat e shtypit të OSBE u mësua se takimi ka qenë informal dhe është bazuar vetën në mbarëvajtjen e procesit ndaj për këtë arsye nuk pati asnjë deklaratë nga ana e pjesëmarrëve.

Ajo që u vu re ishte mungesa e ambasadorit Alekasandër Arvizu. I pari që është larguar nga takimi i zhvilluar nga ora 16 : 45 deri në 19:30 ka qenë ambasadori Sequi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *