Zjarr në kampin e azilit në Gjermani, vdes një shqiptare

Dita

Një shqiptare ka ndërruar jetë në një qendër azili, e cila u përfshi nga një zjarr ditën e djeshme, ndërsa një tjetër nga personeli është lënduar në tentativë për të ndihmuar azilantët.

Sipas medieve gjermane, 28-vjeçarja shqiptare me aftësi të kufizuara, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur ishte në dhomë në momentin që qendra në Bad Driburg u përfshi nga flakët, pasditen e së premtes.

Shqiptarja është gjetur e shtrirë në krevatin e saj, ndërsa ndërroi jetë nga asfiksia. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa të gjithë azilantët në kamp u evakuuan.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *