Chelsea zhgënjen në start, Burnley e mposht në shtëpi…

Gazeta Dita

Chelsea e ka nisur në mënyrën më të keqe mbrojtjen e titullit në Premier League, pasi është mposhtur 2-3 nga Burnley në “Stamford Bridge”. Ndeshja u bë malore për “blutë”, që në minutën e 15-të, kur Gary Cahill u ndëshkua me karton të kuq, duke i lënë vendasit me dhjetë futbollistë.

Dhjetë minuta më vonë, miqtë goditën sërish, duke shënuar me anë të Vokes. Kur kishin mbetur edhe pesë minuta nga fundi i pjesë së parë, Ward realizoi golin e dytë për Burnley…

Wayne Rooney u kthye si “hero” me fanellën e Everton, duke shënuar golin e fitores 1-0 ndaj Stoke, në minutën e fundit të pjesës së parë

Situata për skuadrën e Conte shkoi nga shiu në breshër kur Vokes, dy minuta para fundit të pjesës së parë, shënoi sërish për Burnley. Kjo ishte hera e parë në histori që Chelsea e mbylli pjesën e parë në “Stamford Bridge” me rezultatin 0-3.

Kampionët e edicionit të kaluar e gjetën golin e parë me anë të Alvaro Morata, i cili tundi rrjetën vetëm 10 minuta pas debutimit në Angli, por dhjetë minuta para fundit, Fabregas mori kartonin e dytë të verdhë, duke i lënë vendasit me 9 lojtarë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *